Me te rejat

Home » Studenti Online » Dega Psikologji » Arsyet pse ata qe ‘nuk e vrasin mendjen shume’ jane te lumtur.

Arsyet pse ata qe ‘nuk e vrasin mendjen shume’ jane te lumtur.

Te gjithe i kemi pak zili ata qe nuk e vrasin shume mendjen. Ne nje fare menyre mire bejne. Nuk e stresojne veten shume per gjera qe nuk duhet. I marrin gjerat sipas rendesise dhe gjithnje gjejne arsye per te qene te lumtur. Kjo menyre eshte mjaft fitimprurese per psikologjine e gjithkujt. Mire bejne ata qe nuk e vrasin mendjen per gjera te vogla. Gjithcka duhet te marre rendesine qe i takon.

Arsyet pse ata qe 'nuk e vrasin mendjen shume' jane te lumtur.

Nderkohe qe keta tipa kane disa karakteristika qe i dallojne. Ja cilat jane ato :

  • I japin rendesi te tashmes.

Nuk duan te ja dine se cfare ka ndodhur me ta kohe me pare. Nuk shqetesohen per te kaluaren e cila mund te mos kete qene shume e mire per ta. As e ardhmja nuk i frikeson. Gjithcka bejne eshte te perqendrohen tek e tashmja dhe te bejne me te miren e mundshme. Ne nje fare menyre kjo eshte nje menyre per te qene ne relaks te vazhdueshem. Gjithcka duhet te mendohet ne momentin e duhur.

  • Provojne edhe te rrezikojne.

Edhe nese nuk kane siguri qe do ja dalin perseri nisin ta bejne dicka. Sado e veshtire te jete, perseri duan te rrezikojne. Perballe sfidave thone gjithnje : Pse jo? Edhe te jeni te bindur se nuk deshtojne gjithmone. E nese nuk ja dalin te fitojne gjithsesi ndihen mire qe provuan. Ata qe nuk e vrasin shume mendjen, nuk merziten edhe nese nuk fitojne gjithmone.

  • Kane sensin e perspektives.

E ardhmja i ben te gjithe te mendojne gjate. E nese behet fjale per nje rrezik te mundshem qe na kanoset, kjo edhe na frikeson. Jo gjithmone bejme mire te perdorim veten tone kur behet fjale per emocione. Gjithnje duke thene ‘une’ i japim vetes pasiguri. Ne vend te kesaj ata qe se vrasin mendjen thone : ‘Ina te humbe vendin e punes? E pamundur”. Keshtu largojne nga mendja idene  e nje humbje. Ndaj shpesh eshte me mire ti drejtohemi vetes ne veten e trete, dhe jo gjithmone me Une. Kjo gje rrit edhe ndjenjen e perspektives.

  • Nuk rrine ne merak per dicka.

Kete gje e bejme shpesh te gjithe. Sa e sa here na ze gjumi duke qene ne merak per dicka. Apo te mendojme gjithe diten per dicka qe presim te ndodhe. Ata qe nuk e vrasin shume mendjen bejne te kunderten. Nuk e lene veten te rrine ne merak per asgje. Perkundrazi, i shkojne ne rrenje merakut qe kane. Keshtu menjanojne edhe mundesine per te patur dicka, per te cilen te shqetesohen.

  • Kane besim se do e zgjidhin cdo problem.

Kjo eshte edhe nje arritje ne fakt. Nese mendon se do ja dalesh me dicka, pothuajse e ke arritur. Kjo metode e ndihmon kedo qe gjendet perballe veshtiresive te mendoje pozitivisht. Pozitiviteti ndikon drejtperdrejt ne arritje me te shpetja. Nese dicka e nis me deshire dhe me bindje, arritja do te jete me e shpejte. Keshtu ata qe nuk e vrasin mendjen jane me besim te plote tek vetja.

  • Nuk e vrasin mendjen per mendimin e te tjereve.

Ne pergjithesi te gjithe ndikohemi  nga mendimi i te tjereve. Ose me sakte ndihemi keq kur dikush nuk ka mendim te mire per ne. Ndaj edhe shpesh here stepemi duke u frikesuar rreth idese se do dukemi keq tek te tjeret. Por ata qe nuk e vrasin shume mendjen as qe duan te ja dine per kete pjese. Ndaj edhe shpesh kane me shume veterespekt. Ideja qe dikujt mund te mos ju pelqejne nuk i shqeteson aspak. Perkundrazi, ndihen mire me veten ne cdo lloj menyre.

  • I thone gjerat hapur. (Edhe nese nuk iu pelqen te tjereve).

Ti thuash gjerat hapur eshte mire ndonjehere. Sesi lehtesohesh pasi te thuash gjithcka ke ne mendje. Pa e vrare shume mendjen nese iu pelqen ose jo se si te tjeret e presin. Kjo gje eshte shume relaksuese dhe te jep me shume vetebesim. Per arsye se gjithmone do kesh dike qe nuk do te pelqeje per menyren sesi shprehesh. Fatkeqesisht ne e dime se kush thote te verteten hapur, nuk pelqehet nga te tjeret. Ama ata qe nuk e vrasin mendjen, nuk duan te ja dine per kete gje.

  • Jane te lumtur per gjithcka kane.

Kjo gje i ben te kene pozitivitet te vazhdueshem. Dhe as qe duan te ja dine sesa shume te tjeret kane. I lumturohen atyre pak gjerave qe kane arritur me forcat e tyre. Dhe asnjehere nuk ju mungon kurajoja per te arritur akoma me shume. Mjafton te jete prej punes se tyre. Nuk jane aspak xheloz dhe nuk shqetesohen se te tjeret jane me mire se ata.

 
SHARE WITH FRIENDS:  
        
          

Komentoni

  • Kalendar

    August 2017
    M T W T F S S
    « Jul   Sep »
     123456
    78910111213
    14151617181920
    21222324252627
    28293031  
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com