Ai qe me ben te ndihem e lumtur. Te dua
Home » Historia ime » Ai qe me ben te ndihem e lumtur.

Ai qe me ben te ndihem e lumtur.

Nuk e di pse desha te zbuloj dicka te tille. Ndoshta nje histori e kaluar me ben te mendoj keshtu. Jemi mesuar te  ndiejme mall per gjerat vetem pasi nuk i kemi me ato. Mall qe shpesh ndihet mbi jastek ne mbremje. Atehere kur te tjeret jane ne heshtjen e tyre. Sikur dikush te ndiente e te degjonte aq sa degjon nje cope jasteku, do te ishte shume i lumtur. Ose eshte dicka e re qe me ben te ndihem “ndryshe”.

Ndihem vetem. Ndoshta qetesia e nates me ben te mendoj gjera te ndryshme. Ose tingujt e muzikes qe vijne nga dritarja e hapur e nje shtepie diku afer. Dikush e ka harruar hapur. Tingujt e asaj muzike me bejne te ndihem bukur. Diku ne planet duhet te jete edhe shpirti im binjak. Eshte ai qe thashe edhe me lart.

Ai qe me ben te ndihem e lumtur.

Por cfare eshte ajo qe me ben me te vertete te lumtur. Do doja te rrjeshtoja disa nga “kerkesat e mia”. Une vetem nje kerkese kam. Dua dike qe te me doje me te vertete. Nuk dua te me doje me shume nga sa e dua une. A eshte e mundur ? Mbase kerkova shume. OK, le te me doje sa gjysma e dashurise qe do ti dhuroj une.

Dua qe te kem ku te mbeshtet koken ne nje moment kur kam shume nevoje. Boshllekun qe kam ne shpirt do doja ta mbushja me pak dashuri nga ajo qe ti ruan brenda teje. Mos ki frike nga une. Afrohu. Me perkedhel, me shtrengo brenda gjoksit tend.
Kam shume nevoje per ty. Sa larg qe te kam. Nuk te njoh akoma. Cudia eshte se qe tani kam nevoje per
pranine tende. Sa cudi. Cdokush prej nesh ka shume raste qe ka nevoje qofte edhe per nje perkedhelje.

Nderkohe vargjet e nje kenge qe vijne me flladin e lehte qe fryn thone :

E ke fajin ti, qe nuk me ze gjumi naten
qe pi dhe behem tape.
E ke fajin ti, brenga ime
Qe kam humbur edhe vetem time.

Te dua. Keshtu dua te shprehem. Kam nevoje edhe te kuptosh qe e them me plot gojen. E them me zemren e mbushur plot me nevojen per te ndjere ngrohetesi dhe ciltersi.

Por shume here fjalet ngelen te pashprehura. Frike nga cfare do te ndodhe. Pasiguri ndaj atij qe te ofron dicka. Medyshje ndjenjash dhe vendimesh. Arsye te pathena dhe fjale te heshtura…. Te gjitha se bashku mblidhen aty ne gryke dhe sikur i bllokojne edhe fjalet qe do doje ti thoje. Gjerat ne jete nuk jane te programuara. As nuk duhet te pretendojme te jene. Nese mesohemi te bejme gjithcka sic duhet a nuk eshte pak e pandjenje? Nese vrapojme pas dikujt sepse NUK duhet te jemi vetem, a nuk eshte vetmi e dyfishte? Po nese qendrojme vetem nga frika se do lendohemi a nuk po e lendojme veten disa here me shume?

Per faj te kujt?
Timin?? Te njerezve? Momentit?? Apo per faj te asgjeje dhe askujt.

Sekreti qendron tek lumturia e brendshme. Nese arrijme te veme ne ekuiliber cfare na ben te lumtur me cfare kemi, gjendemi ne rruge te mbare. E nese tashme e ke kuptuar se cfare i jep kuptim jetes tende, pergatitu te ndjesh lumturi te pakufi shpirterore. Jo gjithmone, pergjegjes per lumturine tone eshte dikush.  Nese akoma nuk kemi mesuar te llastojme veten, cfare presim nga dikush tjeter? Nese nuk e dime akoma se cfare na ben te lumtur, pse e kerkojme lumturine tek dikush qe mbase akoma nuk ndihet mire me veten e tij?

Dua te shkoj te gjej ate dritaren nga vjen kjo muzike. Shaka bej. Por kushdo qofte me ben te ndjehem shume mire. Qofsh mire ti mik apo mikeshe qe ke te njejtat shije muzikore me mua. Shpresoj te jesh mire.

Ka shume raste kur njeriu ka nevoje te shfryje ngarkesen emocionale.

Menyra me e mire eshte te filloje te shkruaje ate qe ndien. Ate po bej une. Ngarkesa emocionale qe kam nuk eshte nje rastesi. Pas kaq kohesh kam filluar te ndiej nje ngrohtesi brenda meje. Nuk e di nese eshte dashuri. Por di qe eshte dicka shume e vecante qe me jep force te perballem me gjithcka. Mendoj se kam gjetur ate qe dua me te vertete.

Eshte i vencante, i sjellshem, i durueshem. Madje them qe eshte gjithcka per mua. Eshte ajo qe une kam thene edhe me lart. Ai qe me ben te lumtur vetem kur mendoj per te. Ndoshta pas kaq kohesh e vetmuar, fati me ka buzeqeshur. Dua te ndihem edhe une qe jam dikushi ne kete bote. Qofte edhe pse mund te jete serish nje gabim. Edhe nese eshte, te pakten lermeni ta jetoj qofte edhe per pak. Nga xhami perfytyroj nje ledhatim. Ti me perqafon, me puth dhe me shtrengon fort. Keshtu dua te ndihem.

Mbase sonte do perfundosh duke menduar. Mendo shume………..
Mendo per gabimet qe ke bere dhe pendohu per to. Mos harro, mendo edhe per momentet e lumtura dhe mallengjehu per to.

Nese deshiron te arrish qetesi shpirterore se pari duhet ta dish se njeri i mire je. Sa vlen ne kete bote. Sa njerez kane nevoje per ty, e sa te bukur jua ben jeten te tjereve. Harro cfare ke apo cfare nuk ke. Perpiqu te gjesh se pari vendin qe ke bere ne zemrat e te tjereve. E nese akoma nuk e ke kuptuar, per shume persona ti je kuptimi i diteve te bukura qe ata kalojne.

E pse duhet te mallengjehesh per cfare te ka bere te lumtur? Mund te kete copetuar ne s’di sa mije grimca por perseri ka qene shume bukur ne fillim. Mund te kesh ndjere dicka qe te merr malli ta ndjesh perseri………..

Po mendoja per cfare me merr malli me shpesh. Cuditerisht me mungon cfare me ka lenduar me shume. A nuk ngjan cuditshem kjo fjali. E ne fakt ashtu eshte. Me mungon ndjesia e te qenit e perqafuar nga dikush plot ndjenja. Madje me mungon edhe fryma qe kur e kisha ne fytyre me acaronte. Dikur e largoja, ndersa tani as vete nuk e kuptoj sa me mungon.

Me mungon edhe nje fjale qe me ndryshonte diten. Nje mesazh i shkurter, apo nje muzike ne sfond. Me mungon shikimi ne sy edhe pse kisha shume inat. Me mungon gjithcka kisha per disa caste qe akoma i japin kuptim jetes sime. Gjera te cilat do doja te mos i kisha patur, sepse sot me dhurojne lumturi nderkohe qe i kujtoj.

Imagjinata ime nuk ka fund. Dua te te kem ne cdo cast te jetes sime. Te kafshoj buzen tende deri kur te me qortosh se te kafshova fort. Pastaj te bejme dashuri deri ne oret e para te mengjesit. Gjumi te na dale dhe te na gjeje te perqafuar. Ndoshta pas disa kohesh te krijojme edhe familjen tone. Ta mbushim plot me femije dhe me dashuri te pafund.

Tani dua te fle por jam aq tape saqe nuk e kuptoj as vete si ndodhi. E kuptoj qe kam pire puthuaj te gjithe shishen me Chivas Regal. Krevati me duket shuuuummmeeee larg. Nuk po tallem. Ti qe lexon mendimet e mira nderkohe… Me ke borxh nje shishe Chivas. Je fajtor sepse desha te te kem prane dhe ti nuk ishe ne ate moment. Gjeta mbeshtetjen te nje gote alkol dhe disa tinguj muzike qe i mora vjedhurazi nga dritarja e dikujt qe nuk e mora vesh kush ishte. Heren tjeter behu nje me mua. Merr pjese ne vetmine time te nates. Nuk do jete gjithmone keshtu. Neser me pret nje dite e gezuar. Kam jeten perpara. Neser do me dale diku ne nje moment te jetes :

“Ai qe me ben te ndiehem e lumtur” !

Eja une ne stolin tim te lumturise. Kam deshire te te permbyt ne detin tim te deshirave per nje jete te lumtur me ty. Jam gati te jap jeten per ne te dy.

Asnje gje nuk krahasohet me nje perqafim te sinqerte.

Gezohuni me cdo moment te jetes, perpara se jeta te ju numeroje deshirat e pa jetuara ….

Ai qe me ben te ndihem e lumtur. Te dua

  
        
          

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*
*

  • Kalendar

    August 2017
    M T W T F S S
    « Jul   Sep »
     123456
    78910111213
    14151617181920
    21222324252627
    28293031