Toptha te embel me niseshte. Duhet ti provoni.
Home » Si Behet » Receta gatimi » Toptha te embel me niseshte. Duhet ti provoni.

Toptha te embel me niseshte. Duhet ti provoni.

Perberesit :

  • 125 gr gjalpe
  • nje gote e gjysem sheqer pluhur
  • nje gote miell
  • 2 veze
  • nje luge gjelle pluhur pjekjeje
  • 1 vanilje
  • 500 gr nisheste

Menyra e pergatitjes :

1..
Si fillim perziejme miellin me sheqerin pluhur me dore. Keshtu do te kemi pluhur te njetrajtshem. Shtojme pluhurin e pjekjes dhe vaniljen. Me pas ju hedhim edhe gjalpin e vezet. I perziejme mire me dore derisa te lidhen me njera tjetren.
2..
Fillojme shtojme dhe niseshten pak nga pak. E ngjeshim me dore kete mase. Dhe nderkohe formojme toptha me madhesi te njejte. Shtrojme nje leter kuzhine ne nje tepsi dhe i radhisim aty.
3..
I veme te piqen ne 180 grade per 15 minuta. Do vini re se do fillojne te plasariten.
4..
Pasi te jene pjekur lerini te ftohen. Vendosini ne nje pjate dhe hidhuni siper sheqer pluhur! 

Toptha te embel me niseshte. Duhet ti provoni.

Ju Befshin Mire!

  
        
          

Komentoni