Me te rejat

Home » Studenti Online » Dega Gjuhe-Letersi » Janë të tilla dashuritë – Vaso Papaj (Poezi)

Janë të tilla dashuritë – Vaso Papaj (Poezi)

 

Dymbëdhjeta ra ngadalë,
Dritat koten në lokal.
Sa mezi na del një fjalë…
Eja, mik, të kam në zemër,
Pse më hedh vështrime shtrembër?
Dhe më pyet: Brodhe botën?
Do ta them, po mbushma gotën!

Mbushe dhe një gotë për vete,
Të këndojmë, kemi siklete!
Ule radion, le t’ia themi
Këngë të vjetra, xhan i kemi!
Nga ato që vetëm flasin,
Dashurinë në shpirt e ngasin,
Si me thikë në gjoks godasin.

Dhe gjëmon kjo zemra ime,
Po zërat mezi dëgjohen.
Jepmë dhimbjen, dritën time!
Këta gjela pse nuk zgjohen?!…
Brenda gotës seç pikokan,
Pika loti s’u mbarokan,
Verës ngjyrën ia kthjellokan!

Dashuritë të tilla janë,
Kur mërziten rrinë mënjanë.
Si udhëtarët udhëve mbesin,
Llogari pashlyer tresin.
Eja, mik, ta ngremë një gotë,
Mos më hidh vështrime kot,
S’e ndryshojmë dot këtë botë!…

SHARE WITH FRIENDS:  
        
          

Komentoni

  • Kalendar

    August 2017
    M T W T F S S
    « Jul   Sep »
     123456
    78910111213
    14151617181920
    21222324252627
    28293031  
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com