Pispili me perime te stines. Gatime te shendetshme
Home » Si Behet » Receta gatimi » Pispili me perime te stines. Gatime te shendetshme.

Pispili me perime te stines. Gatime te shendetshme.

Pispili me perime te stines. Gatime te shendetshme

Përbërësit:

500 g gjizë
3 kokrra vezë
3-4 lugë miell misri
3 lugë djathë Parmigiano i grirë
Perime të stinës sipas dëshirës
1-2 qepë të njoma
1 bustinë shafran
vaj ulliri, kripë
erëza të ndryshme sipas dëshirës

Përgatitja:

1.Perimet e qëruara i presim në rripa të hollë, ndërsa qepën e presim hollë dhe në formë rrethore. Më pas i skuqim në tigan me pak vaj, duke i lënë krokante.
2.Gjizën dhe vezët i përziejmë në një tas, duke i rrahur me dorë me rrahësen e vezëve për 1 minutë. Shtojmë shafranin e tretur me një lugë ujë, djathin Parmigiano, erëzat dhe pak kripë. E hedhim përzierjen në një tavë ku kemi shtruar letër furre dhe e pjekim në temperaturën 180°. E shërbejmë të prerë në formë katrore, të shoqëruar me sallatë.

Pispili me perime te stines. Gatime te shendetshme

Ju befte mire!

  
        
          

Komentoni