Pse meshkujt tradhetojne grate per vajza me te reja?
Home » Studenti Online » Dega Psikologji » Pse meshkujt tradhetojne grate per vajza me te reja?

Pse meshkujt tradhetojne grate per vajza me te reja?

Çfarë ndodh në mendjen e një burri rreth të 50-ave që vendos të ndahet nga gruaja dhe fëmijët për të marrë një grua më të re se vetja? Teoritë janë të shumta, por të gjitha arrijnë në një emërues të përbashkët: nevoja për t’i treguar vetes dhe të tjerëve që ai është ende me fuqi të plota fizike dhe seksuale, por edhe dëshira për të provuar të njëjtat ndjesi që provoheshin kur ishte 20-30 vjeç, me një vajzë që ndihet e tërhequr nga një mashkull më i madh.

Pra me pak fjalë, ekziston nevoja që një burrë të rivihet edhe një herë në “sulm” për t’u lidhur me këdo femër që është në lule të jetës dhe që ka entuziazëm të madh si dhe dëshirë për të ëndërruar. Dëshira dhe stimuj që një 50-vjeçare ndoshta i ka humbur mes nevojave familjare dhe angazhimeve të një jete të vështirë. Burri i pjekur lodhet nga pragmatizmi dhe idealizmi, nga përgjegjësitë e shumta, por edhe nga një jetë në çift që është kthyer në rutinë. Ai ndihet i shtyrë për të kërkuar një grua/vogëlushe, e bukur nga jashtë, që dëshiron të argëtohet dhe të argëtojë partnerin e saj.

Pse meshkujt tradhetojne grate per vajza me te reja?

Gratë mbi 50 vjeç: shumë seks, pak parandalim

Sipas ekspertëve, kjo situatë ka një origjinë fiziologjike që vjen nga fakti se burri mund të qëndrojë shumë më gjatë pjellor sesa gratë, që janë të kufizuara nga menopauza. Ndërkohë një burrë, duke jetuar një lidhje të dytë me një partnere më të re, shpreson pandërgjegjshmërish të rinohet me të. Sipas një sondazhi, burrat e pjekur pranojnë të ardhurit rrotull të grave më të reja te të cilat shohin bukuri dhe siguri.

Ata mbi 40 vjeç janë më të vlerësuar nga 20-vjeçaret, sepse për to ata janë më interesantë sesa djemtë e rinj, më tërheqës dhe më të mbajtur në formë. Këta burra ndihen plotësisht të vetëkënaqur që vënë në diskutim lidhjet e tyre për të eksperimentuar në histori me një brez të ndryshëm femrash, më të shkujdesura dhe madje shumë të egra. Një mënyrë për t’u ndier më të rinj dhe mbi të gjitha për t’u larguar nga spektri i moshës së tretë apo nga “degradimi”.

Vajzat 20-vjeçare preferojnë 40-vjeçarët

Studiuesit e sjelljeve të marrëdhënieve sentimentale sigurojnë se ekziston një komponent shpeshherë i fortë psikologjik në këto lloj zgjidhjesh, që nuk duhet të nënvlerësohet. Pasi çon në zgjedhje të ndryshme drastike të jetës, duke filluar që nga ana emocionale. Dëshironi që të luani një lojë të re dhe ajo duhet bërë me atë që ka gjithë jetën përpara. Për t’u kthyer mbrapsht në vitet më të mira, ato të fuqisë dhe të lumturisë…për t’u ndier ende të gjallë.

Pse meshkujt tradhetojne grate per vajza me te reja?

  
        
          

Komentoni