Home » Sport » Motrat binjake qe festojne ditelindjen e 100 sebashku.

Motrat binjake qe festojne ditelindjen e 100 sebashku.

Këto dy motra binjake kanë festuar 100-vjetorin e lindjes ashtu siç kanë kaluar të gjithë këtë shekull bashkë – dorë për dore.

Fotografja Camila Lima ka ngrirë në foto momentet më të bukura të Maria Pignaton Pontin dhe Paulina Pignaton Pandolfi nga Ibiraçu, Brazil, të veshura me funde tyli dhe të rrethuara gjithandej me lule: “Ishin shumë entuziaste”, – tregon Lima për InsideEdition.com. “Bënin gjithçka që u kërkoja dhe nuk ankoheshin për lodhje.”

Motrat binjake qe festojne ditelindjen e 100 sebashku.

Të dyja motrat janë stërgjyshe. Pontin ka 5 fëmijë, 12 nipër e mbesa dhe 7 stërnipër. Pandolfi ka 6 fëmijë, 19 nipër e mbesa dhe 16 stërnipër.

Motrat binjake qe festojne ditelindjen e 100 sebashku.

Lima tha se Pandolfi ka kaluar kancer të zorrëve dhe dy atakë në zemër, gjithmonë duke e gjetur mbështetjen tek e motra, e cila ka gëzuar shëndet të mirë gjatë jetës.

Motrat binjake qe festojne ditelindjen e 100 sebashku.

Lima bën shaka dhe thotë se ato kujtohen për njëra-tjetrën në kohë telashesh, por kur jeta shkon pak më qetë “ato nuk bien kurrë në një mendje.”Ajo tha se sapo kishte dëgjuar për motrat binjake, mendoi t’i ftonte ato në një set fotografish.Lima-s i pëlqen të fotografojë të moshuarit, sidomos çifte, sepse shpreson që lumturia e tyre frymëzon shumë breza të rinjsh.

Motrat binjake qe festojne ditelindjen e 100 sebashku.

Burimi : Revistaclass.al

  
        
          

Komentoni