Si ta lirojme veten nga ndikimi qe dikush ka ndaj nesh.
Home » Studenti Online » Dega Psikologji » Si ta lirojme veten nga ndikimi qe dikush ka ndaj nesh.

Si ta lirojme veten nga ndikimi qe dikush ka ndaj nesh.

Jeta e te gjitheve prej nesh eshte e krijuar ne menyre te tille qe e kemi shume te veshtire te jemi vetem. Vazhdimisht dhe shume shpesh ndjejme nevojen qe te jemi prane dikujt. Nje personi te dashur dhe te besueshem.

Te mesohesh te ndash gjerat me dike sa lehtesuese eshte edhe dicka e keqe. Ne momentin qe mesohesh te kesh pranine e dikujt prane e ke shume te veshtire qe ne nje te ardhme te perballesh vetem ndaj problemeve.

Te jesh vazhdimisht prane te tjereve, te ndihesh i\e mbrojtur ne fakt te ben gjithashtu te jesh i\e varur prej dikujt. Nje varesi emocionale shpirterore qe nuk te lejon te besh nje jete te zakonshme.Frika qe kemi per te lene situatat te ndjekin rrjedhen e tyre dhe ndjesia per te shternguar dicka fort per te mos e humbur na ben ta mbajme veten nen presion te madh.

Ndalo!

Jepi cdo gjeje kohen e vet qe te ndodhe dhe lejoje cdo gje te shkoje aty ku duhet te shkoje. Te vret ?!! Ndonjehere eshte mire te leme rrjedhen e natyrshme te gjerave te na udhezoje. Cfare nuk na perket nuk do jete kurre e jona sado qe te lodhemi.

 

 Ja si mund te lirohemi nga varesia ndaj dikujt….

  • Behu shoku me i mire i vetes.

Marrdheniet e ngushta me persona qe na rrisin vetevlersimin ndonjehere na bejne persona te paafte per te vlersuar veten aq sa duhet. Ti besosh vetes per ate qe je eshte gjeja me perfekte qe mund te besh. Duaje cdo dhunti dhe cdo gje qe ti ben.

  • Ofroi vetes nje hapesire vetmie.

Duket tragjike kur e mendon se duhet te rrish vetem. Por ta mendosh mire eshte shume e nevojshme ndonjehere qe te rrish vetem. Ti ofrosh vetes mundesine per te shijuar qofte edhe nje shetitje ne natyre, te ndjekesh nje hobbi apo edhe te reflektosh me veten per ndodhite e dites.

  • Ti nuk je gjysma e dikujt.

Te mos keqkuptohemi. Te mos kesh nje partner nuk do te thote te jesh nje njeri i cunguar. Mungesa e “gjysmes tjeter” eshte nje nocion shume i gabuar. Askush nuk eshte pa njeren gjysme perderisa fare mire jeton vetem. Te shterngohesh shume pas dikujt te shkaterron ndonjehere sepse nese do te duhet te jetosh pa te, nuk do ja dalesh.

  • Bashkohu me shume njerez.

Frika qe do zhgenjehesh ose do lendohesh mbase te ben te rrish afer vetem me disa persona. Ne fakt kjo nuk eshte dicka favorizuese per askend. Te frekuentosh ambjente me shume persona. Te behesh pjese e aktiviteteve te ndryshme apo te bashkohesh me grupe te ndihmon shume. Asnjeri ne kete bote nuk eshte mjaftueshem mire sa te kete pak miq. Prandaj qendro i hapur per te njohur njerez t rinj ne jeten tende.

Nuk duhet te dyshojme se nuk mundemi te vetem! Duhet te kapemi e shterngohemi pas vetes tone, jo pas te tjereve.

Si ta lirojme veten nga ndikimi qe dikush ka ndaj nesh.

  
        
          

Komentoni