Me te rejat

Home » Studenti Online » Dega Psikologji » Cfare do te thote kur te dridhet qerpiku i syrit te djathte apo te majte?

Cfare do te thote kur te dridhet qerpiku i syrit te djathte apo te majte?

Jemi mesuar te besojme fjale te lena brez pas brezi. Madje sipas nesh, vertetesia e tyre eshte absolute. Nese dicka ndodh me ne, kemi tendencen te pyesim : Cfare thuhet per kete gje? Psh, nese kemi kruarje ne pellembe te dores, nga e djathta tgemi se do te marrim para, nga e majta se do te japim. Nese kemi kruarje ne shputen e kembes, thuhet se do te kemi rruge te gjate per te bere.
Po nese na dridhet qerpiku? Cfare do te thote kur te dridhet qerpiku i syrit te djathte apo te majte?
Ne do te japim shpjegime qe vijne nga kultura te ndryshme.

Cfare do te thote kur te dridhet qerpiku i syrit te djathte apo te majte?

Kine

Ne Kine mendohet qe dridhja e qerpikut te majte eshte fat, por nese leviz i djathti, atehere eshte shenje e keqe. Nese femrave ju dridhen qerpiket e syrit te majte, dikush po i pergojon. Madje ka gjasa qe po flasin keq per te.

Indi

Indianet besojne qe eshte fat i keq nese ju dridhet qerpiku i syrit te majte. Por sipas tyre eshte fat nese te dridhet i djathti. Dmth, e kunderta me kulturen Kineze.

Havaje

Sipas tyre kur dridhet qerpiku i syrit te majte do te thote mysafir te huaj ne familje. Dmth do te vine njerez per vizite. Por nese ai qerpik dridhet pa nderprerje, atehere kjo do te thote se do te kete lajme te keqia ne familje.

Ballkan

Dridhja e qerpikut te syrit te djathte do te thote qe do te realizohet ajo qe keni menduar ne ate moment. Por nese dridhet qerpiku i majte, atehere do te kete nje lajm te hidhur shume shpejt. 
Nderkohe qe besohet edhe se nese te dridhet qerpiku i djathte, do te kete miqesi te reja ne familje.
Nese te dridhet qerpiku i majte,do te linde nje djale ne fis.

 

SHARE WITH FRIENDS:  
        
          

Komentoni

  • Kalendar

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com