Receta gatimi - Oriz me pule dhe pana
Home » Si Behet » Receta gatimi » Receta gatimi – Oriz me pule dhe pana

Receta gatimi – Oriz me pule dhe pana

Receta gatimi - Oriz me pule dhe pana

Perberesit :

  • Fileto pule (gjysem kile)
  • Oriz (gjysem kg)
  • Pana (nje liter)
  • Nje filxhan kafeje vere e bardhe
  • Dy luge gjelle mustarde
  • Kripe,piper,rigon, aromatizues me shije pule.
  • vaj

Pergatitja :

Si fillim vendosim nje tenxhere me uje qe te valoje. Me pas vendosim nje tenxhere dhe hedhim pak vaj, pak gjalp qe te ngrohen. Shtojme orizin dhe e skuqim deri sa te marre ngjyre. Hedhim aromatizuesin me shije pule dhe pastaj shtojme ujin. (Gjithmone ne raportin 2:1, pra per gjysem kg oriz duhet te hedhim nje liter uje). Shtojme edhe kripe dhe e leme orizin te zieje pa e perzier.

Nderkohe qe presim filetot e pules ne kube te vogla. I hedhim ne tigan dhe i leme te skuqen me zjarr te ulet. Me pas shtojme dhe pak krip,pak piper,pak rigon. I perziejme per te mos i leme te marrin ngjyre. Nderkohe qe shtojme veren, dhe nje gjysem gote uje, iu veme nje kapak dhe i leme deri sa te ziejne.

Kur te shohim qe pula eshte zier dhe lengu eshte shterruar,shtojme panen dhe e perziejme  mire. Nderkohe qe valon, marrim e hedhim dy luge gjelle mustarde. I leme te gjitha sebashku edhe per 2-3 minuta qe te ziejne se bashku.(Nuk duhet te veme kapakun sepse panna shkumon dhe  derdhet).

Pasi i fikim, marrim nje pjate dhe hedhim orizin. Nderkohe siper tij vendosim kubet prej fileto pule me masen kremoze. ( Sipas deshires mundet edhe te vendoset ne qoshe te pjates.) Kaq thjeshte pergatitni oriz me pule ne menyre shume te shijshme.

Dekori i pjates eshte ne dore te amvisave!

Receta gatimi - Oriz me pule dhe pana

Ju Befte Mire!!

  
        
          

Komentoni