Me te rejat

Home » Si Behet » Mode » Perdorimet e llakut te flokeve. Ndoshta nuk i dinit te gjitha.

Perdorimet e llakut te flokeve. Ndoshta nuk i dinit te gjitha.

Te gjitha femrat e perdorin llakun e flokeve per te mbuluar disa defekte. Shpesh ne mengjes kur jemi vone, llaku eshte zgjidhja e vetme per te vene floket ne rregull. Llaku na ndihmon qe te pengojme shperhapjen apo elektrizimin e flokeve gjate dites. Por pervec perdorimit klasik te tij, ka edhe disa perdorime te tjera, qe mbase nuk i dinit.

llak llaku i flokeve Perdorimet e llakut te flokeve. Ndoshta nuk i dinit te gjitha.

Ja per cfare perdoret llaku i flokeve.

Per getat e grisura : A ju ka ndodhur ndonjehere qe te ju prishen getat ne momentin e fundit? Eshte nje nder rreziqet me te shpeshta qe femrat perjetojne. Kjo gje mund te shmanget nepermjet llakut. Ju duhet vec te sperkasni getat me llak para se ti vishni, dhe nuk do ju shkyhen. Eshte nje metode e dobishme gjithnje. Nese ju doni qe te mos ju dale ndonje fije nderkohe qe rrini ne karrige mund ti sperkatni edhe pasi ti vishni. Me kete metode nuk do te keni me aspak problem me getat sado te holla te jene.

Largon njollat e bojes: Nese jeni studente ju ndodh shpesh te beheni me stilolaps. Ose te beheni me buzekuq rezistent ndaj ujit, te cilet lene njolla ne duar apo fytyre. Nuk keni perse i ferkoni duart derisa te kuqen teresisht me nje cope te lagur. Mjafton te hidhni pak llak spray, dhe lereni per 2 minuta. Pastaj fshijeni doren me nje lecke dhe njolla do te largohet lehte.

llak llaku i flokeve Perdorimet e llakut te flokeve. Ndoshta nuk i dinit te gjitha.

Rregullon vetullat : Ndodh qe ndonje mengjes vetullat te jene cmendur. Nese edhe juve ju eshte prishur rendi i vetullave, atehere ju duhet te beni dicka. Sperkateni furcen e vetullave me pak llak dhe kriheni vetullen persiper. Veproni si zakonisht. Me ndihmen e llakut, vetullat do te zene vend dhe do te marrin forme.

Ju ndihmon me kepucet e reja : Kur blejme kepuce te reja shpesh na rreshqet kemba. Ose ka raste kur na bien pak te medha dhe kemba tenton te dale jashte nderkohe qe ecni. Mjafton te hidhni pak llak ne shtrojen e kepuces dhe ju nuk do ta keni me ate problem. Ose mund te sperkatni vetem pjesen e thembres dhe kemba do te fiksohet.

llak llaku i flokeve Perdorimet e llakut te flokeve. Ndoshta nuk i dinit te gjitha.

SHARE WITH FRIENDS:  
        
          

Komentoni

  • Kalendar

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com