Kadaif me arra.. Gatime tradicionale Shqiptare.
Home » Si Behet » Receta gatimi » Kadaif me arra. Gatime tradicionale Shqiptare.

Kadaif me arra. Gatime tradicionale Shqiptare.

Perberesit 

  • 1 kg Kadaif
  • 250 gr gjalp
  • 300 gr arra
  • rrush te thate
  • 1 pako vanilje
  • 1 kg sheqer

Pergatitja

  1. Lyejme nje tepsi me gjalpe dhe shtrijme nje shtrese kadaif.
  2. E sperkasim me sheqer dhe i hedhim nje shtrese arra, dhe rrush te thate.
  3. Siper tyre hedhim edhe nje sperkatje me gjalpe.
  4. Shtrojme edhe pjesen tjeter te kadaifit dhe e sperkasim perseri me gjalpe dhe pak sheqer persiper.
  5. E fusim ne furre ne 180 grade dhe e leme per 15-20 minuta derisa te skuqet ne pjesen e siperme.
  6. E nxjerrim nga furra dhe e leme te ftohet teresisht.

Kadaif me arra.. Gatime tradicionale Shqiptare.

Pergatitja e shurupit

  1. Ne nje tenxhere hedhim 1 kg sheqer dhe e mbulojme me uje. (afersisht 1 liter uje)
  2. E veme ne zjarr dhe e leme te vloje.
  3. Kur te marre vale hedhim vaniljen.
  4. Shurupin e nxehte e hedhim tek kadaifi i ftohte.
  5. E mbulojme me plasmas kuzhine ose nje cope qe te mos krijoje kore te ngurte ne siperfaqe.
  6. Pasi ta kete pire shurupin teresisht, e presim ne porcione.
  7. Mund ta servirni kur te doni..

Kadaif me arra.. Gatime tradicionale Shqiptare.

Ju Befte mire!!

  
        
          

Komentoni