Maske natyrale per te larguar aknet dhe njollat nga fytyra.
Home » Si Behet » Mode » Maske natyrale per te larguar aknet dhe njollat nga fytyra.

Maske natyrale per te larguar aknet dhe njollat nga fytyra.

Maske natyrale per te larguar aknet dhe njollat nga fytyra.

Per disa persona eshte e veshtire te bejne nje jete te qete. Kjo per arsye se fytyra e tyre eshte e vrazhde dhe me akne. E vetmja gje qe shume te rinje duan eshte ti zhdukin ato. Por nuk eshte gjithmone e lehte te ja dilni vetem me produkte kozmetike. Ndonjehere edhe lekura ngopet me to dhe nuk jep me efekt. Por cfare duhet bere ne keto raste?
Pervec se trajtimet per te larguar aknet kushtojne, jane edhe shume te demshme. Rrezatimet qe perdoren jane kancerogjene dhe ndikojne drejtperdrejt ne mireqenien e lekures. Madje munden te mbeten me shume shenja sesa kishit me pare. Por nuk ka nevoje te shqetesoheni. Kjo nuk do te thote se nuk ka asnje menyre tjeter per ti larguar ato nga fytyra. Ekzistojne menyra popullore shume te shendetshme.
Njeren prej tyre, do e sjellim sot per ju.

Maske natyrale per te larguar aknet dhe njollat nga fytyra.

Cfare ju nevojitet :

  • 3 gota kakao pluhur
  • 2 luge gjelle mjalte
  • 2 luge gjelle salce kosi
  • 3 luge gjelle pluhur bollguri

Hidhni bollgurin ne nje shtrydhes elektrik. Kur te behet pluhur teresisht kalojeni ne nje tas dhe perzieje me te gjithe perberesit e tjere. Perziejeni mire qe te behet nje mase homogjene dhe e njetrajtshme.

Si duhet ta perdorni.

Perdorni nje furce te bute dhe te paster per ta aplikuar ne fytyre.

Masazhojeni fytyren me gishta me kete mase.

Mbajeni masken per 15-20 minuta.

Ne fund lajeni fytyren me uje te vaket dhe sapun si zakonisht.

Maske natyrale per te larguar aknet dhe njollat nga fytyra.

Kete maske ju sugjerojme ta perdorni per 4-5 here ne jave per disa muaj. Ju do te vereni se fytyra do filloje te zbutet dhe shenjat e fytyres do te largohen. Aknet do te duan me shume kohe qe te sherohen por kjo nuk eshte e pamundur. Mjafton ti jepni kohe fytyres qe te mesohet me preparatin. Shume shpejt ju do arrini te riktheni fytyren tuaj te paster.

 

  
        
          

Komentoni