internet me antena wireless nanostation m5
Home » Si Behet » Teknologji » Si te ndryshojme fjalekalimin ne nje wireless Nano Station M2. Tutoriale Shqip.

Si te ndryshojme fjalekalimin ne nje wireless Nano Station M2. Tutoriale Shqip.

Si te ndryshojme fjalekalimin ne nje wireless Nano Station M2. Tutoriale Shqip

Ne pergjithesi ky model antene wireless perdoret ne lokale apo vende te cilat kane frekuentim me normal nga ai shtepiak. Nano Station M2 eshte pajisje qe mund te themi pa frike qe futet ne kategorine profesionale. Numri i abonenteve qe mban kjo antene qe te beje punim normal eshte 30 perdorues. Disa nga parametrat e kesaj antene :

 RF power output 802.11g: 28dBm@1-24Mbps, 24dBm@54Mbps
802.11n: 28dBm@MCS0, 22dBm@MCS7
28dBm@MCS8, 22dBm@MCS15

 

Ne nje artikull te meparshem ju kemi treguar se si behet konfigurimi i kesaj antene. Ju mund ta shikoni kete artikull duke klikuar KETU.

 

Tani le te shikojme se si behet ndryshimi i fjalekalimit. Nese nuk e keni konfiguruar ju kete antene atehere duhet te telefononi teknikun tuaj per te marre disa informacione. Do ju duhet te dini :

  • Ip e menaxhimit
  • Menyren e konfigurimit (router apo bridge)
  • Fjalekalimin e administratorit

Ka dy menyra konfigurimi.

  • Njeri rast eshte kur antena eshte konfiguruar si router.
  • Rasti tjeter eshte kur antena eshte bridge.

Pasi te keni marre keto informacione hapni shfletuesin (Google Chrome, Mozailla etj). Ne do marrim rastin e pare. Dmth menyra e konfigurimit te antenes eshte bere router.

Ne do supozojme qe ip e menaxhimit te kesaj antene eshte 192.168.1.1 . Kopjoni kete ip, shkoni te shfletuesi dhe ngjiteni. Do ju hapet fillimisht nje tabele sigurie ku do ju thote qe lidhja juaj nuk eshte e sigurte. Mos u shqetesoni, nuk eshte eshte problem. Jepni te dhenat e administratorit. Dmth:

  • username (emri)
  • password (fjalekalimi)

 

Si te ndryshojme fjalekalimin ne nje wireless Nano Station M2. Tutoriale Shqip.

 

Pasi te jete hapur paneli i menaxhimit te antenes shikoni lart te menute. Ne kete rast na intereson vetem menuja wireless. Shkoni te kjo menu. Ne fotografine e meposhtme ju kemi shpjeguar se si behet edhe menyra e konfigurimit.

Opsioni : Wpa Preshared Key eshte ne fund te kesaj faqeje. Ne krah te djathte te ketij opsioni eshte fjala SHOW.

  • Zgjidheni ne menyre qe te duket fjalekalimi.
  • Shkruani fjalekalimin tuaj te ri.
  • Klikoni butonin CHANGE qe ndodhet djathtas ne fund te faqes.
  • Siper djathtas ka dale nje shirit blu. Gjeni fjalen APPLY dhe klikoni mbi te.

Keshtu keni bere ndryshimin e fjalekalimit te pajisjes tuaj.

 

9 Si te konfigurojme NanoStation M2. Tutoriale shqip. Si konfigurohet karta e rrjetit. Ip e menaxhimit menyra e konfigurimit

 

  
        
          

Komentoni