Si te lash xhinset pa ju humbur ngjyren. mos perdorni sapun disa keshilla
Home » Si Behet » Mode » Si te lash xhinset pa ju humbur ngjyren.

Si te lash xhinset pa ju humbur ngjyren.

Si te lash xhinset pa ju humbur ngjyren.

Xhinset jane rroba qe vjeterohen me shpejt se cdo gje tjeter. Kjo per arsye se pas cdo larje ato fillojne te humbin ngjyren. Ato fillojne te zbehen dhe pas disa larjeve do te duken shume te perdorura.

Por cfare duhet te bejme qe te mos e humbin ngjyren? Si duhet te lahen xhinset qe te mos vjeterohen shpejt?

Ja ku kemi disa keshilla per ju :

  • Mos i laj pas cdo veshje.

Xhinsat eshte mire te lahen rralle. Sigurisht kjo nuk vjen ense ato jane ndotur ose jane bere me njolla.

Si te lash xhinset pa ju humbur ngjyren. mos perdorni sapun disa keshilla

  • Mos i laj shpesh ne lavatrice.

Rrobalaresja i demton shume xhinset. Ndaj nese nuk keni menyre tjeter, atehere ktheji mbrapsht xhinset dhe laj ne temperature te ulet me uje te vaket.

  • Mos i thaj ne diell te forte.

Vendosi xhinset te thahen ne nje cend me drite por jo me dielle. Dielli jua humb ngjyren dhe per pasoje shume shpejt do te duken te vjetra. Edhe nese nuk ka diell, leri persembrapshti.

Si te lash xhinset pa ju humbur ngjyren. mos perdorni sapun disa keshilla

  • Mos perdorni sapun gjithmone.

Me kalimin e kohes sapuni fillon dhe ju zbeh ngjyren xhinseve. Nese keni njolla dhe papasterti, perdorni uthullen. Ajo ju largon njollat dhe ruan ngjyren. Era e saj largohet pas tharjes se tyre, mos u shqetesoni per kete pjesen. Nese do perdorni lavatricen, uthullen shtojeni gjate procesit te shperlarjes.

  • Provo larjen me avull.

Nese nuk e dini, avulli largon te gjitha njollat e xhinseve. Keshtu nderkohe qe jeni duke bere dush, lerini te varura ne dere dhe avulli do ju zhduke njollat. Me kete rast xhinset do te marrin aromen e shampos suaj.

  • Laji me dore.

Nese keni kohe dhe durim, mjafton ti lini xhinset 20 minuta ne uje dhe detergjent. Pas kesaj kohe ju do mund ti ferkoni me dore, dhe te largoni me lehte njollat. Sigurisht qe ju duhet ti shperlani me uje te ftohte. Ne kete menyre, xhinsat do ju duken te reja per shume kohe.

Si te lash xhinset pa ju humbur ngjyren. mos perdorni sapun disa keshilla

  
        
          

Komentoni