Supe me peshk dhe perime. Receta gatimi. leng limoni
Home » Si Behet » Receta gatimi » Supe me peshk dhe perime. Receta gatimi.

Supe me peshk dhe perime. Receta gatimi.

Supe me peshk dhe perime. Receta gatimi.

Perberesit :

  • 1 peshk sipas deshires suaj
  • 5 gota uje te nxehte
  • nje qepe
  • nje patate
  • dy karota
  • 1 dege selino
  • pak majdanoz te fresket
  • nje luge gjelle miell
  • Kripe, piper
  • Vaj ulliri
  • Leng limoni

Supe me peshk dhe perime. Receta gatimi. leng limoni

Pergatitja :

  1. Si fillim e veme ujin ne tenxhere te marre vale.
  2. Ne te veme peshkun dhe qepen e grire ne kube.
  3. (Maksimumi do te rrine 10 minuta sepse prishet forma e peshut).
  4. Kur te jene zier, i kullojme ujin.
  5. Peshkun dhe qepen i leme menjeane, ndersa lengun e perdorim perseri.
  6. Grijme pataten dhe karoten ne permasat per supe.
  7. Shtojme kripe, vaj, dhe majdanozin dhe selinone e grire imet.
  8. Perimet i leme te ziejne dhe qerojme peshkun nga halat te cilin e ndajme ne copa te vogla.
  9. Kur te jene pothuajse te ziera, perziejme leng limoni me miellin dhe ja shtojme. (Kjo ben qe supa te trashet).
  10. Pak minuta para se ta fikni hidhni edhe copat e peshkut.
  11. Kur ta serviri shtoni gjysme luge leng limoni siper gjelles.

JU BEFTE MIRE!

 

  
        
          

Komentoni