Tave me mish vici dhe fasule kokerrmadhe (pllaqi). Receta gatimi. vaj ulliri
Home » Si Behet » Receta gatimi » Tave me mish vici dhe fasule kokerr-madhe (pllaqi). Receta gatimi.

Tave me mish vici dhe fasule kokerr-madhe (pllaqi). Receta gatimi.

Tave me mish vici dhe fasule kokerr-madhe (pllaqi).

Receta gatimi.

Perberesit :

  • 500 gr fasule  kokerr-madhe (pllaqi)
  • Mish vici ne kube
  • nje qepe
  • nje spec i kuq
  •  rigon, piper i zi, gjethe dafine, majdanoz i fresket
  • Kripe
  • Vaj ulliri

       Tave me mish vici dhe fasule kokerrmadhe (pllaqi). Receta gatimi. vaj ulliri

Pergatitja :

  1. Mire eshte qe fasulet ti leme te pakten 4 ore ne uje para se ti ziejme. Pastaj i veme vetem me uje ne zjarr. Nuk i ziejme teresisht, por i leme pak te pabera.
  2. Qepen e presim sa me holle. E nisim skuqjen e saj ne tigan me vaj. Kur te jete pothuajse e karamelizuar, shtojme specin e kuq, te cilin e kemi grire imet. Iu shtojme edhe 3-4 luge vaj dhe i leme 5 minuta ne tigan.
  3. Pastaj shtojme edhe copat e mishit ne te. I leme duke u skuqur derisa mishi te marre ngjyrene  skuqjes. Keshtu i shuajme me pak vere te kuqe dhe gjysme gote uje.
  4. Ne nje tave katrore hedhim fasulet. Siper iu hedhim masen me mish qe pergatitem ne tigan.
  5. Ndezim furren ne 180 grade dhe e veme taven per 35 minuta. (Shohim derisa te skuqet mishi dhe fasulet, pastaj i fikim)
  6. I leme ta nxjerrin pak nxehtesine dhe i ndajme neper pjata. Para se ti servirni iu hidhni nje luge vaj ulliri persiper.

JU BEFSHIN MIRE!

  
        
          

Komentoni