Patate me veze dhe qepe ne furre. Receta gatimi te thjeshta.

Patate me veze dhe qepe ne furre. Receta gatimi te thjeshta.

Patate me veze dhe qepe ne furre.

Receta gatimi te thjeshta.

Perberesit :

  1. 5-6 patate
  2. 2 qepe
  3. 2 gota uje
  4. 1 filxhan caji vaj
  5. 3 veze
  6. 4 luge miell,
  7. Ereza sipas deshires
  8. pak uje

 

Pergatitja:

Pritni patatet ne rrathe jo shume te holle dhe shtrojini ne nje tave furre. Qepen gjithashtu ndajeni ne rrathe te imet. Shtoni edhe erezat, edhe vajin. Me nje luge te madhe perziejini qe te perhapen erezat ne te gjithe taven.

Mbulojini me 2 gota uje dhe verini ne furre te piqen per 20 min ne 220 grade.

Ne nje tas, perzieni vezet me miellin dhe hidhini ne tave siper patateve. Shtoni perseri ereza nese doni.

Futeni edhe 10 minuta ne furre perseri.

Kur te shihni se jane thuajse gati, mund te iu grini edhe pak djathe kackavall. Keshtu ju keni pergatitur nje dreke shume te shijshme.

 

JU BEFTE MIRE!

 

Komentoni