Si te pergatis ashure.
Si te pergatis ashure.
Perberesit :
- 500 gr grure per ashure
- 500 ml qumesht
- 200 gr sheqer
- kanelle
- rrush i thate
- arra te shtypura
- 2 luge gjelle niseshte
Pregatitja:
- Ne nje tenxhere mbasi lajme grurin, e veme te zieje ne zjarr te avashte.
- Mbas zierjes hedhim qumeshtin duke e trazuar. Shtojme sheqerin dhe rrushin e thate dhe vazhdojme ti ziejme duke i trazuar shpesh ne zjarr te avashte
- Ne nje ene ku kemi hedhur 2 luge niseshte e tretim niseshten me uje dhe e hedhim ne tenxheren me ashuren gati te perfunduar duke e trazuar vazhdimisht derisa te filloje te zieje.
- Ne fund hedhim arrat e shtypura dhe kanellen.
- E heqim tenxheren nga zjarri dhe e ndajme ne ene ku do ta servirim dhe siper e spekasim me kanelle te bluar.
- Kur te kene kaluar te pakten 2 ore ne temperature ambjenti eshte gati.
Ju befte mire!
SHARE WITH FRIENDS:
Tweet

