Antivirus FALAS per kompjuter.
Microsoft Security Essentials eshte IDEALI.
Tutoriale Shqip
I dashur lexues. Keshilla jone e pare eshte : Nese keni nje antivirus tjeter te instaluar ne kompjuter, c’instalojeni. Pastaj filloni proceduren per te instaluar antivirusin e ri. Nese nuk dini se si c’instalohet na shkruani ne adresen admin@sibehet.com qe te ju japim udhezimet e nevojshme.
Shume here jemi perballur me situata nevrike gjate perdorimit te kompjuterit. Kjo per arsye se kompjuteri eshte bere shume i ngadalte. Keshtu ai nuk pergjigjet ndaj kerkesave tona. Nje nga arsyet eshte nje virus, malware apo trojan qe mund te kemi marre gjate lundrimit ne internet.
Zgjidhje normalisht qe ka. Ne do shikojme nje zgjidhje ekonomike qe ia vlen ta shfrytezoni. Eshte totalisht FALAS. Behet fjale per Microsoft Security Essentials. Ky program (antivirus) ofrohet falas nga kompania Microsoft.
Ne nje artikull tjeter te meparshem ju kemi folur per nje tjeter alternative. Ju kemi treguar per nje tjeter antivirus qe quhet AVAST. Antivirusi ne fjale eshte mjaft i mire per kategorine e tij. Normalisht qe edhe ky eshte totsalisht FALAS. Mund ta shkarkoni duke klukuar KETU.
Tani le te fokusohemi te Microsoft Security Essentials. Fillimisht vizitojme faqen zyrtare te MicroSoft duke shkuar direkt te faqja ku duhet te shkarkojme programin. Klikoni KETU.
Shikoni rezultatet e kerkimit. Klikoni mbi linkun e pare (foto). Kjo ju dergon ne faqen zyrtare te Microsoft, atje ku ne do shkarkojme antivirusin.
Te faqja qe eshte hapur ju mund te filloni shkarkimin duke klikuar mbi butonin DOWNLOAD.
Opsionet e tjera qe shikoni me poshte jane :
- Versioni eshte 4.10.0209.0 i cile eshte publikuar me 11/29/2016
- Emri i skedarit ekzekutues : ENUS\amd64\MSEInstall.exe
- Madhesia e skedarit : 14.4 MB
- Emri i skedarit ekzekutues : ENUS\x86\MSEInstall.exe
- Madhesia e skedarit : 11.7 MB
Parametrat e kompjuterit qe duhen per te instaluar kete program jane :
- Sistemi operativ : Windows 7, Windows Vista
- Memoria RAM : 1 Gb ose me shume
- Procesori i nevojshem : 1.0 GhZ ose me i madh
- Hapesire ne disk (disc space) 200 Mb
- Dimensione e VGA : 800 × 600
Tani le te shikojme instruksionet per te instaluar kete skedar. Pasi keni klikuar ne butonin DOWNLOAD, duhet te zgjedhim opsionet per shkarkim. Shkoni foton. Klikoni NEXT per te vazhduar me tej.
Pasi te sharkohet ne kompjuter, klikoni mbi skedarin e shkarkuar per te filluar instalimin e tij. Nese shkarkimi nuk fillon automatikisht brenda 30 sekondave atehere klikoni mbi fjalen CLICK HERE ne menyre qe shkarkimi te filloje te behet manualisht.
Fillimisht klikojme INSTALL per te filluar procesi perfundimtar.
Pranoni kushtet e perdorimit.
Pasi te mbaroni hapet e instalimit, hapni antivirusin tuaj te ri. Ne rastin e pare do shikojme qe te bejme nje skanim te plote te kompjuterit.
- Nese eshte per here te pare zgjidhni opsionin FULL
Disa opsione te tjera te vlefshme jane te SETTINGS. Aty mund te jepni komande qe skanimi te behet sipas deshires suaj. Parametrat :
- Scan type = Lloji i skanimit, i plote ose i pjesshem (i shpejte).
- When = Caktoni diten e skanimit.
- Around = Orari ne te cilin duhet te filloje skanimi.
- Check for latest virus and spyware definitions before running a scheduled scan = Kontrollo per viruse dhe spyware te reja perpara se te filloje skanimi. Kjo do te thote qe Antivirusi yne kontrollon fillimisht ne internet nese kane dale viruse te reja. Nese po ai i memorizon. Nese ju rrezikoni te virusoheni nga ky virus atehere jeni te sigurte. Kjo sepse antivirusi e njeh kete “semundje” dhe ka ilacin qe ta luftoje.
- Limit CPU usage during scan to = Gjate skanimit ju mund te limitoni procesin e skanimit qe te mos ju harxhoje shume procesor.
Mos harroni gjithmone qe te beni UPDATE antivirusit tuaj.