Krostate me portokall. Receta gatimi. Embelsire e thjeshte
Home » Si Behet » Receta gatimi » Krostate me portokall. Receta gatimi.

Krostate me portokall. Receta gatimi.

Krostate me portokall. Receta gatimi.

 

Perberesit per brumin :

  • 180 gr miell
  • 100 gr gjalpe
  • 100 gr sheqer
  • 1 e bardhe veze
  • 2 luge uje

Perberesit per mbushjen :

  • 100 gr sheqer
  • 3 veze
  • 2 portokalle (lengu dhe lekura)
  • 1 luge gjelle niseshte
  • 50 gr gjalpe

Per dekorim :

  • 160 ml uje
  • 80 gr sheqer
  • 1 portokall
  • 3 luge gjelle sheqer
  • 1 filxhan fistike te qeruar

 

Pergatitja :

1.Ne mikser perziejme miellin, gjalpin, te verdhen e vezes dhe sheqerin. Nuk e rrahim me shume se 1 minutae. Mjafton te behet si brume me therrime. Shtojme ujin dhe vazhdojme t’i perziejme derisa brumi ta kete thithur ujin.

2. Brumin e punojme me dore qe t’i japim forme te rrumbullaket. E mbulojme me qesen e kuzhines dhe e leme te pushoje ne frigorifer per 30 minuta.

3. Ndezim furren ne temperature 130 grade. Brumin e punojme me dore derisa te zbutet. E hapim me petanik ne nje plan pune me pak miell. Brumin e hapur e shtrojme ne taven e lyer me gjalpe e me miell. E shpojme me pirun. E mbulojme me leter furre. I vendosim siper fasule (kjo per arsye qe te mos fryhet gjate pjekjes). Dhe e pjekim  25-30 minuta. E heqim letren dhe e pjekim edhe per 5 minuta te tjera. Ne menyre qe brumi mos te mbaje lageshtire.

Pergatisim kremin per mbushje :

4. Perziejme vezet dhe sheqerin. Pastaj shtojme niseshten. Dhe e leme menjeane. (Rrahja behet me rrahes vezesh).

5. Shtrydhim lengun e dy portokalleve dhe i veme ne zjarr. Kur lengu te valoje, e heqim nga zjarri. I hedhim ngadale ne tasin ku kemi perzierjen e vezeve. Por duke e perziere pa nderprerje me rrahesin e vezeve.

6. Kremin e hedhim ne tenxheren ku ngrohem lengun e portokalleve. Duke perziere pa nderprerje e leme ne zjarr derisa te valoje.

7. E heqim nga zjarri dhe shtojme gjalpin. E perziejme mire. Sic e kemi ja shtojme kroskates. E hapim mire me nje luge qe te jete e njetrajtshme.

Dekorimi i krostates :

8. Qerojme lekuren e nje portokalli dhe e ndajme ne copa te vogla.

9. Ne nje tenxhere hedhim sheqerin dhe ujin. (80 gr sheqer). E leme te valoje. Kur te kete valuar shtojme lekurat e portokallit. I leme ne zjarr per 15 minuta.

10. Heqim lekurat e portokallit dhe i lyejme me sheqer. I vendosim siper kremit tashme te ftohte bashke me fisteket e copetuar.

Krostate me portokall. Receta gatimi. Embelsire e thjeshte

  
        
          

Komentoni