Strudel me molle. Receta gatimi per embelsira.
Home » Si Behet » Receta gatimi » Strudel me molle. Receta gatimi per embelsira.

Strudel me molle. Receta gatimi per embelsira.

Strudel me molle. Receta gatimi per embelsira.

Strudel me molle. Receta gatimi per embelsira.

Perberesit :

1-pako sfoliat

2-filxhane caj galete buke e thermuar

1-filxhane caji me arra te thermuara

4-kokra molle te jeshile te vogla

3-luge gjelle me gjalpe

4-luge gjelle me sheqer kanelle

2-paketa te vogla me kanelle

 

Pergatitja :

Marrim gjalpin e hedhim ne tigan qe te shkrije pastaj hedhim galeten dhe e kavardisim. Pasi e kemi perzier mire hedhim sheqerin. Pastaj hedhim pakot e kanelles i perziejme mire. Ne fund hedhim arrat.

Pasi i kemi perzier mire hedhim mollen qe e kemi grire ne rende. (Molla duhet te jete prere holle). I perziejme mire sa te ulen pak mollet gati 2-3 minuta po ne zjarre te vashte.

(E gjithe masa qe do te pergatitet duhet ne zjarre te avashte qe mos te digjet vetem sa per tu ngrohur te gjitha bashke.) Marrim peten e sfoliates e ndajme ne dy pjese duke e prere nga gjeresia e petes.

Nje pjese te petes e mbushim te gjithen me gjysmen e mases qe kemi pergatitur. Mbasi e kemi mbushur, e palosim nga njera ana pastaj palosim edhe pjesen tjeter. (Duhet patur kujdes qe te mbeshtillet mire qe mos ti dalin mollet).

Pasi e kemi mbeshtjelle e vendosim ne taven qe do ta pjekim dhe e presim rripa rripa. Keshtu veprohet edhe me pjesen tjeter. E vendosim taven ne fure ne temperatur 180 grade. Lihet deri sa te marre nje ngjyre kafe te embel po jo shume te erret .

Strudel me molle. Receta gatimi per embelsira.

E nxjerim taven nga furra dhe e sperkatim me pluhur sheqeri.

JU BEFTE MIRE!

  
        
          

Komentoni