Hyjnori Gjergj Kastrioti (1405-1468) dhe Arbnori i madh, Pal Gazulli (1405-1470)
Home » Studenti Online » Dega Histori » Hyjnori Gjergj Kastrioti (1405-1468), dhe Arbnori i madh Pal Gazulli (1405-1470)

Hyjnori Gjergj Kastrioti (1405-1468), dhe Arbnori i madh Pal Gazulli (1405-1470)

Hyjnori Gjergj Kastrioti (1405-1468)

dhe Arbnori i madh Pal Gazulli (1405-1470)

Kontaktet e para ndermjet Arberise dhe Republikes se Raguzes nisin qe nga zanafilla e krijimit te ketij shteti (1358). Por lidhjet e ngushta ndermjet Raguzes dhe Kastrioteve perkojne me vitin 1420 kur Princi i fuqishem “Gjon Kastrioti (13?!-1437)” nenshkruan nje marreveshje tregtare me Republiken e Raguzes (Dubrovnik-Kroaci).

Prezent ne nenshkimin e marreveshjes ishin edhe 4 Djemte e tij Stanishi, Reposhi, Kostandini dhe GJERGJI (15-vjec). Ne baze te kesaj marreveshje Tregtaret raguziane gezonin liri te pakufizuar tregtie duke nisur qe nga qyteti portual-doganor Shufada (delta e Matit) e deri ne cdo cep te Principates Kastrioti. Ne kembim, qe te 5 Princat moren “Qytetarine Raguziane“.

“Besnikeria Raguziane”

Duke ju referuar cdo burimi historik ne lidhje me raportet thellesisht miqesore ndermjet hyjnorit Gjergj Kastrioti dhe Republikes se Raguzes, duhet nenvizuar fakti se te gjithe Patricet dubrovnikas (Aristokracia), Kleriket-Katolike (Shqiptare dhe te huaj) dhe sidomos komuniteti i rendesishem Arber i ketij shteti, benin pjese tek rrethi me i ngushte i GJ.KASTRIOTIT. Ata e meritonin respektin e tij te pakushtezuar. Nuk shenohet qofte edhe nje rast i vetem ku Raguzianet ta kene zhgenjyer.

Perkundrazi ata i kane qendruar besnike duke tejkaluar edhe mundesite e tyre.

Nga ana tjeter, eshte shume e turpshme kur perdorim metoden krahasuese me Princat Arber qe moren pjese ne Beselidhjen e Lezhes (2 mars-1444). Pothuajse te gjithe me radhe, e tradhetuan njeri pas tjetrit. Kjo fryme bashkepunimi kaq miqesore, ndermjet GJ.KASTRIOTIT dhe Republikes se Raguzes kultivohej dhe mbahej gjalle sidomos fale 3 Vellezerve te shquar Gazullore. Ata ishin elita intelektuale e ketij shteti.

Hyjnori Gjergj Kastrioti (1405-1468) dhe Arbnori i madh, Pal Gazulli (1405-1470)

Gjoni, Pali dhe Andrea Gazulli. Vellezerit kane dhene nje kontribut te pacmueshem ne Historine e Kombit-Shqiptar. Kjo per vete faktin se keto figura te shquara kane qene krahu i djathte i hyjnorit GJ.KASTRIOTI. Me konkretisht:

  • Shpresa e tij e fundit ne momentet decizive dhe me te veshtira ne luften titanike kunder Perandorise Osmane. Arbnori i madh “Pal Gazulli” pervec se i siguronte armatime dhe logjistike, mjete financiare apo shume sherbime te tjera te pacmueshme, ai gjithashtu kishte pregatitur nje zgjidhje shume te volitshme duke llogaritur edhe skenarin me tragjik te mundshem. Disfaten me osmanet.

Kush ishte”Pal Gazulli ?

“Pal Gazulli/Paulus Gassulus” mendohet se ka lindur ne lokalitetin Troje (Trojet e vjetra). Ky lokalitet ndodhet ne nje rrafshine te vogel ne nje zone te thelle malore te mbuluar me pyje, prane vendbanimeve te sotme “Gjazuj i eperm dhe Gjazuj i poshtem”. Me sakte : ne pjesen verilindore te territorit administrativ te Bashkise-Lezhe (Mirdita etnografike).

Pal Gazulli lindi ne vitin-1405, pra ishte bashkemoshatar me “Heroin tone Kombetar GJERGJ KASTRIOTI (1405-1468). Ndoshta, pikerisht kjo karakteristike fatlume, sherbeu si ogur i mire per ravijezimin e fatit te tij te madh. Ai i kushtoi gati te gjithe jeten nje kauze te shenjte sic ishte:

“Kontributi i tij jetik per GJ.KASTRIOTIN dhe lirine e Arberise”.

Pal Gazulli e fillon rrugen e tij te dijes ne qytetin e Shkodres-Veneciane. Formimi i tij intelektual vjen fale studimeve intensive ne qytetin e Raguzes. Vellai i tij i madh Gjon Gazulli (1400-1465) pervec reputacionit ne qarqet shkencore te kohes, ai gezonte statusin e njerit nder qytetaret me te privilegjuar si rezultat i aftesive te tij te jazhtezakonshme duke spikatur qe ne nje moshe shume te re. Pal Gazulli e nisi jeten e tij si Klerik-Katolik (Meshtar) ne vitin-1430.

Nderkohe qe etja e tij per dije dhe personaliteti frymezues i te vellait Gjon Gazulli, ishin shtysa e tij kryesore per te vazhduar studimet e metejshme ne Universitetin e Padovas (Itali). Aty formimi i tij intelekual arrin kulmin ne zoterimin e disa gjuheve te huaja si:

  • Latine
  • Sllave (kroate)
  • Hungareze
  • Franke (frengjisht)
  • Italisht (dialektet kryesore te kohes)
  • Greqishten e vjeter.

Pal Gazulli ishte diplomat, pedagog dhe orator. Gjithashtu ju akordua edhe titulli “Kalores kryqtar”. Fale ketij pozicioni prestigjoz, ai komandonte nje trupe te vogel kaloresish Arber dhe Raguziane te cilet i sherbenin per misione te rendesise se vecante qe do ti citoj pak me poshte. Ne vitin 1442 Pal Gazulli u emerua Rektor i shkollave te Raguzes. Kete detyre e ushtroi zyrtarisht deri ne muajin mars te vitit 1444. Ai jep doreheqjen ne nje menyre shume fisnike duke argumentuar arsyet e largimit te tij nga Raguza dhe rikthimin ne Atdhe. Gjithcka lidhej me mbeshtetjen e tij te perzemert per GJ.KASTRIOTIN dhe kauzen e tij te shenjte.

Fillimisht Pal Gazulli shfaqet ne qytetin e Lezhes dhe me pas ne Kruje, menjehere pas formimit te”Beselidhjes se Lezhes (2-mars-1444). Ai sherbente si keshilltar personal dhe bashkepunetor i ngushte i GJ.KASTRIOTIT deri ne vitin 1452. Gjate kesaj periudhe (1444-1452) , aktiviteti i Pal Gazullit ishte shume intensiv pasi citohet se ai ne krye te “Trupes kalorsiake” qe permenda pak me lart.

Kaloresi Pal Gazulli merrej me zhvendosjen e shumave te medha monetare nga Kruja dhe Lezha ne drejtim te Raguzes (Dubrovnik), Venecia, Napoli, Rome, Milano dhe anasjelltas. Gjithashtu Kaloresi Pal Gazulli ne krye te “Trupes se tij kalorsiake”, dergonte legata per ne Dubrovnik, Napoli, Rome, Milano dhe deri ne Burgund (France).

Ne vitin 1452, GJ.KASTRIOTI e cakton njeriun e tij besnik Pal Gazulli ne pozicionin e Ambasadorit te tij personal ne Republiken e Raguzes. Kete detyre te cilen Pali e ushtroi me nje zotesi te jashtezakonshme deri ne vitin 1459. Pal Gazulli pervec kompetencave te Ambasadorit, gezonte privilegjin e vecante per te nenshkruar me doren e vet, ne emrin e GJ.KASTRIOTIT. Kjo vertetohet nga shume marreveshje personale te Heroit tone Kombetar me Republiken e Raguzes, nderkohe qe ai personalisht figuronte ne territorin Arber duke luftuar kunder ekspeditave ushtarake te barbareve osmane.

Ne vitin 1460, Pal Gazulli i siguron GJ.KASTRIOTIT dhe Gardes se tij Pretoriane (2000-Kalores), transportin e tyre te plote nga Kepi i Rodonit (Durres) ne drejtim te Raguzes. Me pas, anijet e flotes Raguziane ju garantojne nje lundrim te sigurte ne ujerat e detit Adriatik dhe deri ne zbarkimin e tyre prane qytetit italian Barleta (Puglia).

Pikerisht ketu GJ.KASTRIOTI korr edhe fitoren e tij te pare kunder kryengritjes se Baroneve (1459-1464) duke i dhene zemer Mbretit te Napolit Ferrante i II-te. Mbreti deri tani ndodhej ne nje situate te pashprese. Ne vitin 1462 Pal Gazulli ka realizuar edhe vepren e tij me te pabesueshme Patriotike, pasi kete vit, ai i kerkoi Republikes se Raguzes ishujt Hvar dhe Korcula (Kroaci). Qellimi ishte qe ketu te vendosej ushtria Arbere dhe familjet e tyre ne rast te nje disfate te mundshme me P.Osmane dhe n.q.s do te behej terheqja nga Atdheu ame.

Por vete Raguza kishte shpallur nje vasalitet formal nen Perandorine Osmane qe ne vitin-1458. Ky vasalitet ka zgjatur deri ne vitin 1684 kur kaloi nen administrimin e plote te Austrise Hapsburge.

Menjehere pas vdekjes se diplomatit te shquar Arber Gjergj Pelini/Georgius Pelino (14?!-1463), GJ.KASTRIOTI e therret mikun e tij te vjeter dhe shume besnik Pal Gazulli. Atij i besohet pozicioni i privilegjuar por shume delikat i “Ambasadorit i tij personal ne Republiken e Venecias”. Me dt.13-dhjetor-1463, Pal Gazulli perfaqeson vete Heroin tone Kombetar ne marreveshjet e drejtperdrejta me Senatin Venecian ne pranine e Dozhit/Duxe (Kryetari i Republikes).

Lajmin e kobshem per kalimin ne amshim te hyjnorit “GJERGJ KASTRIOTI” me dt.17-janar-1468, Pal Gazulli e meson nderkohe qe po planifikonte konturimin e nje “Beselidhje te dyte te Lezhes” duke zbatuar direktivat e mikut te tij te dashur i cili tashme ishte larguar nga kjo jete.

Pas kesaj ngjarje ogurzeze jo vetem per Pal Gazullin por per te gjithe Europen e Krishtere dhe sidomos per Popullin fisnik Arbnor, funksioni i Ambasadorit personal te GJ.KASTRIOTIT nuk sherbente me. Njeriu i jashtezakonshem dhe Shqiptari i madh Pal Gazulli u rikthye perkohesisht ne Atdheun e tij por andej nga fundi i vitit-1468 ai u vendos serish ne Raguza. Aty ku jetoi edhe dy vite te tjera deri sa nderroi jete ne vitin-1470.

“Lavdi Familjes Fisnike Gazulli dhe respekt per te gjithe pasardhesit e tyre”

Nga Paulin Zefi

  
        
          

Komentoni