Te shash dhe te perdoresh fjale te ndyra NUK do te thote se je i paedukate..
Home » Studenti Online » Dega Psikologji » Te shash dhe te perdoresh fjale te ndyra NUK do te thote se je i paedukate…

Te shash dhe te perdoresh fjale te ndyra NUK do te thote se je i paedukate…

Te shash dhe te perdoresh fjale te ndyra

NUk do te thote se je i paedukate.

 

Jemi rritur gjithmone me presionin per te folur mire. E nese ndonjehere na ka shkare goja te themi nje ‘fjale te piste‘ e kemi pesuar. Kemi marre fyerje nga prinderit. Ndonje shuplake qe na ka ndezur syte. Ndoshta edhe ndonje denim. E ne disa raste (kur kemi qene te vegjel) na kane detyruar te hame gishtin e vogel. Kjo sepse nuk duhet te shajme, as te perdorim fjale te pista. Askund, asnjehere me askend!

Por cfare te bejme. Me grupet shoqerore edhe kemi thene ndonje fjale te ‘palejuar’. Ndonese shpesh e kemi ulur zerin qe te mos na degjojne te tjeret. A eshte gjithmone gabim ti perdorim keto fjale dhe pse nuk duhet ti perdorim…

Te shash dhe te perdoresh fjale te ndyra NUK do te thote se je i paedukate..

Nese pergjigjen do e jepnin prinderit tane padyshim do te ishte : Nuk lejohet ne shoqeri. Nuk eshte e moralshme. Duhet te ruajme nje etike sjellje. Eshte turp. Ne asnje vend te botes nuk folin kaq ndyre sa ne shqiperi. Eshte mungese edukate. Mund te jete edhe fyerje ndaj personave qe rrine prane teje. Humbet hijeshine e nje njeriu te kulturuar etj. Dmth ka shume menyra sesi prinderit ose te rriturit e perceptojne perdorimin e nje fjalori disi banal. Nese mesohemi te flasim me fjale jo etike, do na behet shprehi. E keshtu do leme nje imazh shume negativ tek te gjithe ata qe nuk na njohin. Pergjithesisht vajzat ose djemte qe perdorin nje fjale banale ne takim te pare, nuk merren seriozisht. (Ose me sakte, nuk do te kete takim te dyte).

Cfare mendojne studiuesit per perdorimin e fjaleve te ndyra?

Faktikisht studiuesit nuk mendojne sikur ne. (As sikur prinderit tane). Studimet nuk jane bere ne shqiperi. Por ka disa rezultate te cilat nuk kane perjashtim as per te rinjte shqipetare. “Te perdoresh fjale te ndyra nderkohe qe flet eshte zgjuarsi”. – Thote studimi.

Jo te gjithe jane te zotet te mos e nderpresin sensin e bisedes nderkohe qe shajne apo perdorim fjale jo etike. Shume te rinj e humbin sensin e fjalise nese perdorin nje fjale qe nuk ka lidhje me biseden qe jane te perfshire. Keshtu perdorimi i fjaleve te ‘pista’ tregon se zoteron nje shkathtesi qe te tjeret nuk e kane. Aftesine e artikulimit te fjaleve qe nuk jane esenciale per biseden. Gjithsesi, ky fakt nuk duhet tu beje te ushtroheni per te qene te zotet edhe ju. Studimi iu eshte nenshtruar personave qe edhe pa-dashur iu dalin keto fjale. Per me teper qe nuk inkurajon asnjeri per te qene te zotet si ata.

Psikologu Dan Gilbert (Harward-University) tha qe : Sa me shpesh qe dikush flet piset, aq me shume zhvillon shprehite e komunikimit. Edhe eshte e cuditshme sesi munden te flasin pa ndjere veshtiresi, fjale qe pershkruajne organe gjenitale, apo akte seksuale aq shpejt. Kjo behet fjale edhe nese po flasin per sport, apo per ndonje teme aktuale qe jo domosdoshmerisht iu duhet te flasin piset. (Talking dirty) Gjithsesi nuk kemi si ta ndryshojme kete fakt, perderisa 66% e te rinjve qe flasin keshtu jane nxenes ekselent ne kolegje. (Kjo do te thote mbi te gjitha qe, bejne dallimin mes ambjenteve). Mire do ishte te mos perdoren, por ska asgje te keqe edhe pse ndodh e kunderta. {Keto ishin fjalet e psikologut ne lidhje me te folurit piset}…

Te shash dhe te perdoresh fjale te ndyra NUK do te thote se je i paedukate..

Kot nuk kane thene, cdo medalje ka dy ane. (Gjithsesi mos e merrni persiper kete rrisk, studimi iu perket anglezeve).

  
        
          

Komentoni