Panine te mbushura me lakra. Receta gatimi.
Home » Si Behet » Receta gatimi » Panine te mbushura me lakra. Receta gatimi.

Panine te mbushura me lakra. Receta gatimi.

Panine te mbushura me lakra. Receta gatimi.

Panine te mbushura me lakra. Receta gatimi.

Perberesit per brumin :

  • 3 gota miell
  • 1 filxhan kafe me miell misri
  • nje filxhan caji me qumesht
  • 1 luge embelsire me maja
  • nje luge caji me sheqer
  • 1 luge caji  me krip

Perberesi per mbushje :

  • 1 tufe lakra
  • 1 filxhan caji me gjize
  • 4 qepe te njoma
  • pak majdanoz
  • pak koper
  • 2 veze
  • 1 filxhan kafe me vaj ulliri

Pergatitja e mbushjes :

I lajme lakrat dhe i presim holle. I veme te ziejne me vaj dhe uje. Kur te jene pothuajse te ziera ju shtojme qepet e njoma te prera imet. Pastaj hedhim majdanozin dhe koperen. Ne fund shtojme 2 vezet. I perziejme mire dhe e leme tenxheren menjane te ftohen.

Pergatitja e brumit dhe mbushja :

Hedhim majane, sheqerin, ujin e vaket, qumeshtin ne nje ene dhe e leme per 15 minuta. Pastaj shtojme edhe miellin. (Edhe te misrit edhe te grurit). Neqoftese ju do t’ju ngjitet brumi neper duar atehere i hidhni miell dhe e punoni pak. Nderkohe kur te vije teresisht qe te mbushet ena, punojeni perseri dhe lereni te vije perseri. (Keshtu beni 3-4 here, dhe brumi do te jete shume i mire). Me pas do te ndani brumin ne pjese te vogla dhe i shtrijme pak. I mbushim me lakrat qe kemi pergatitur. E mbyllim peten dhe i veme ne tepsi. (Te cilen e kemi lyer me vaj). I lini te vine per 30 minuta ne furre por pa e ndezur. Mbas 30 minutave e vini temperaturen ne 180 grade per 25 minuta.

JU BEFSHIN MIRE!

  
        
          

Komentoni