Masakra e Shqiptareve te Kostandinopojes Stambollit nga krimineli Sulltan Sulejmani i I-re
Home » Studenti Online » Dega Gjuhe-Letersi » Masakra e Shqiptareve te Kostandinopojes (Stambollit) nga krimineli Sulltan Sulejmani i I-re

Masakra e Shqiptareve te Kostandinopojes (Stambollit) nga krimineli Sulltan Sulejmani i I-re

“Masakra e Shqiptareve te Kostandinopojes (Stambollit) nga krimineli Sulltan Sulejmani i I-re me dt.24-shkurt-1528”.

*Duke studiuar pjese nga punimet shkencore (Vol.V-te) te Albanologut Austriak “Joseph Freiherr von Hammer-Purgstall (1774-1856)”, vlen per tu nenvizuar gjenocidi osman i ushtruar ndaj Shqiptareve nga vete Sulltan Sulejmani i I-re,ligjvenesi (1494-1566). Ishte ai i cili pervec ekspeditave ndeshkimore qe udhehoqi ne vendin tone, apo masakrat e pergjakshme qe u kryen ndaj Shqiptareve te Krishtere te Laberise dhe Himares, ketu na del edhe nje masaker tjeter dhe pikerisht ne Stamboll. Aty ku u masakruan 800-Shqiptare Myslimane nisur nga nje “dyshim” i cili sherbeu si pretekst per vrasjen e tyre.

*Me dt.24-shkurt-1528, ne kryeqytetin perandorak (Stamboll), Sulltan Sulejmani i I-re urdheroi vrasjen e 800-Shqiptareve (civile) qe jetonin ne qytetin e Kostandinopojes (Stamboll). Ata njiheshin aty si zejtare dhe tregtare shume te zote. Vrasja e tyre (burra, gra, pleq dhe femije) erdhi si rezultat i hakmarrjes per ngjarjen qe kishte ndodhur disa dite me pare ne afersi te Selimlikut. Aty ku nje “Shtepi myslimane (turke)” ishte plackitur dhe te gjithe ata njerez qe jetonin aty, si; burra, gra, pleq, femije dhe skllever, ishin vrare duke mos ua kursyer jeten asnjerit prej tyre.

Masakra e Shqiptareve te Kostandinopojes Stambollit nga krimineli Sulltan Sulejmani i I-re

Dyshimet rane menjehere, vetem mbi komunitetin Shqiptar te Kostandinopojes edhe pse keto akuza nuk kishin asnje lloj baze. Por krimineli Sulltan Sulejmani i I-re u hakmorr ndaj ketyre njerezve te pafajshem. Ai dha urdher qe 800-Shqiptare te pafajshem te masakroheshin pa meshire dhe mundesisht atyre tu pritej koka brenda ambienteve familjare.

Kjo kasaphane perfshiu edhe grate, pleqte dhe femijet e mitur per te vetmen arsye pse ata ishin “Shqiptare”. Gjaku i tyre skuqi shtepite dhe rrugicat e Kostandinopojes. Mesa duket arsyeja kryesore fshihej thelle ne shpirtin e lig te ketij Sulltani. Ai po hakmerrej per pengesat qe i kishin krijuar “Kryengritesit-Shqiptare” duke shkaktuar deshtimin e tij te turpshem gjate luftes me Republiken Veneciane etj.

Nga Paulin Zefi

  
        
          

Komentoni