Kisha mesjetare e Shen Gjergjit ne Kacinar te Mirdites. 11
Home » Studenti Online » Dega Gjuhe-Letersi » Kisha mesjetare e Shen Gjergjit ne Kacinar te Mirdites.

Kisha mesjetare e Shen Gjergjit ne Kacinar te Mirdites.

Kisha mesjetare e Shen Gjergjit

ne Kacinar te Mirdites.

Kisha mesjetare e Shen Gjergjit ne Kacinar te Mirdites. 7

*Kisha mesjetare e Shen Gjergjit permendet ne nje relacion kishtar derguar Selise se Shenjte ne vitin-1405. Aty percaktohen kufijnte veri-perendimore te Ipeshkvise se Arbnit (Episcopalem Arbanensis).

Kisha mesjetare e Shen Gjergjit ne Kacinar te Mirdites. 1

Nga ky dokument citohen gjithashtu edhe disa objekte te tjera religjioze te Ritit Katolik Roman si:

  • Sancte Venere in Re – Shen Prenda ne Rreja e Veles,
  • Sancte Marie in Soesa – Shen Maria (mbetet per tu saktesuar lokaliteti)
  • Sancti Michaelis in Castineto – Shen Mehilli ne Kashnjet
  • Sancti Helie in Guimala – Shen Elia ne Gjinale

Kisha mesjetare e Shen Gjergjit ne Kacinar te Mirdites. 2

*”Kisha e Shen Gjergjit” ka nje planimetri te thjeshte. Eshte nje-nefeshe dhe e pajisur me abside. Eshte e vendosur ne drejtim lindje-perendim. Prane hyrjes se saj ndodhen gjurmet e dy pilastrave te cilat duhet te kene sherbyer per te mbajtur nje strukture (hajat). Kjo mbulonte pjesen e frontonit/ballines se ketij objekti.

Fatkeqesisht, kjo Kishe, nuk eshte kursyer nga histeria e Revolucionit kulturor ateist te vitit-1967. Qe nga ajo kohe, banoreve te kesaj zone ju eshte privuar edhe e drejta shekullore per te varrosur ketu, familjaret e tyre te ndjere.

Kisha mesjetare e Shen Gjergjit ne Kacinar te Mirdites. 4

 

Si rezultat i ketij vendimi cnjerezor nga ana e regjimit komunist, vete autoritetet shteterore te asaj kohe ndertuan varrezat e reja te Shen Gjergjit (Mirdite). Distanca ishte rreth 1 km me ne jug te ketij lokaliteti. Ne Koder-Gjazuj u ndertuan varrezat e reja te fshatit Sukaxhi (Lezhe) te cilat vazhdojne qe te perdoren edhe ne ditet e sotme.

Kisha mesjetare e Shen Gjergjit ne Kacinar te Mirdites. 5

Shkaterrimi i ketij objekti religjioz nuk ka kursyer asnje pjese te strukturave murale. I gjithe materiali ndertimor dhe catia jane shembur brenda dhe jashte hapesires se Kishes. Fatmiresisht, jemi ne gjendje qe pas nje germimi arkeologjik, te nxjerrim ne pah shume gjera si :

  • Muret prane nivelit te themeleve
  • Strukturen e absides
  • Porten e Kishes D
  • yshemene e saj te shtruar me kalldrem apo edhe ndonje mbetje te Altarit, etj.

Kisha mesjetare e Shen Gjergjit ne Kacinar te Mirdites. 8

Prania e konsiderueshme e qeramikes, sasia e madhe e llacit te imet te perzier me shume gelqere, te krijojne bindjen e plote qe te zhvillohet nje ekspedite arkeologjike e mirefillte. Gjirhashtu dhe grumbulli i gureve qe dukshem ngrihet nga niveli i terrenit natyror duke paraqitur edhe formen e planimetrise por edhe disa trakte muresh kendore.

Kisha mesjetare e Shen Gjergjit ne Kacinar te Mirdites. 3

Ajo cfare do te na impresionoje akoma me shume, do te jene muret me lartesi rreth 50cm. Por edhe ekspozimi i plote i planimetrise se ketij objekti, duke nxjerre ne pah cdo detaj arkitekturor te kesaj Kishe mesjetare. Ajo cfare bie ne sy, eshte fakti se brenda rrenojave apo edhe jashte saj, nuk eshte ndertuar asnje varr i ri.

E njejta gje ka ndodhur rendom gati ne te gjitha rrenojat e Kishave te tjera Katolike ne vendin tone. Pikerisht kjo, perben nje stimul shume te forte. Neve duhet te na sherbeje si arsye per nisjen e nje ekpedite arkeologjike ne kete terren kaq te paster. Stratigrafia qendron e konservuar ne nivelin 100%.

Kisha mesjetare e Shen Gjergjit ne Kacinar te Mirdites. 9

Pasuria me e madhe e ketij lokaliteti, jane objektet origjinale te Kishes. Menjehere pas shkaterrimit te saj, ato jane perdorur duke u pershtarur si gure varresh. Ketu ndodhet nje numer i konsiderueshem me ekzemplare te tille. Bazamente kolonash (te dekoruar), gure te latuar dhe te zbukuruar me basorelieve (te demtuar) qe besoj se duhet te kene qene te nderthurur si spolie ne muraturen e frontonit/ballines. Nje vaske prej guri ku mbahej uji i bekuar ne pjesen e brendshme te Kishes, por edhe disa artefakte te tjera shume interesante.

Kisha mesjetare e Shen Gjergjit ne Kacinar te Mirdites. 6

Gjithashtu, bien ne sy edhe kryqet e stilizuar me nje larmishmeri formash dhe permasash qe sherbejne si gure varresh. Jam mahnitur nga plastika e gurit dhe linjat simetrike ku paraqitet Kryqi latin i nderthurur me simbolet pagane Ilire si:

  • Dielli dhe disku i tij i dhembezuar
  • Simboli i gjysemhenes e cila ishte atribut i Dianes pellazgjike

Kisha mesjetare e Shen Gjergjit ne Kacinar te Mirdites.

Ky nekropol (varreze) i mesjetes se vone, ka nje siperfaqe relativisht te vogel. Aty ka vazhduar ndertimi i disa varreve te reja. Eshte vendi ku prehen eshtrat e shume pinjolleve te rendesishem te “Fisit Gazulli” nga fshati Sukaxhi i Lezhes duke nisur qe nga fillim shek.XV-te. e deri ne vitin-1967.

Kisha mesjetare e Shen Gjergjit ne Kacinar te Mirdites. 10

Nga Paulin Zefi

  
        
          

Komentoni