Mallkimi i GJERGJ KASTRIOTIT godet mbi ata që përdhosën Katedralen e Shën Nikollit dhe varrin e tij 1
Home » Studenti Online » Dega Gjuhe-Letersi » Mallkimi i GJERGJ KASTRIOTIT godet mbi ata që përdhosën Katedralen e Shën Nikollit dhe varrin e tij

Mallkimi i GJERGJ KASTRIOTIT godet mbi ata që përdhosën Katedralen e Shën Nikollit dhe varrin e tij

“Mallkimi i GJERGJ KASTRIOTIT”

“Godet mbi ata që përdhosën Katedralen e Shën Nikollit dhe varrin e tij”

“3-Hoxhallarët turq të cilët vdiqën pasi u rrëzuan nga Këmbanorja e përshtatur si Minare”.

“S.Nicolo Chiesa Cathedrale occupata 40 anni sono da Turchi et poi abbandonata. In essendo conuertita in Moschea. Alcuni Hoge (così si chiamano li Religiosi Turchi) saliti sopra il Campanile per gridare a modo Turchescho, erano tre di essi per miracolo di Dio, caduti in terra et morti.

Kisha Katedrale e Shën Nikollit, u uzurpua nga turqit për 40-vite dhe më pas e braktisën. Kur me pas u kthye në Xhami, disa Hoxhallarë (kështu quhen Fetarët/Klerikët Turq;..cit.B.O.) u ngjitën mbi Këmbanore/Minare për të bërtitur në mënyrën turke. I referohet faljes së namazit nga muezini. Ata kishin qënë tre prej tyre, që nga mrekullia e ZOTIT, ishin rrëzuar në tokë dhe kishin vdekur”!

Mallkimi i GJERGJ KASTRIOTIT godet mbi ata që përdhosën Katedralen e Shën Nikollit dhe varrin e tij 1

“Pjesë e shkëputur nga relacionet kishtare të Imzot Benedetto Orsini O.F.M.(1596-1654) në vitin-1629, i cili ka shërbyer si Ipeshkëv i Dioqezës së Lezhës (Dioecesis Alexiensis) gjatë viteve 1621-1654.

“Katedralja e Shën.Nikollit dhe Xhamia Selimie”.

Dihet se Katedralja e Shën Nikollit u plackit dhe më pas u dogj nga osmanët ne vitin-1478 të cilët përdhosën edhe varrin e hyjnorit GJERGJ KASTRIOTI, (sipas Dh.Frangu, M.Barleti. etj). Për 102-vite me radhë (1478-1580) ky objekt religjioz i Krishterë u la në mëshirën e fatit sepse vetë qyteti i lulëzuar i Lezhës ishte zbrazur nga banorët e tij të vjetër. Qyteti kishte marrë pamjen e një qyteti fantazëm. Të ardhurit e rinj që ishin disa familje Arbëre te Islamizuara dhe kolonët Egjiptianë të cilët ishin vendosur këtu nga P.Osmane jetonin vetëm brenda mureve të kështjellës së Lezhë.

Paralelisht me rindërtimin e saj në vitin-1522, këtu u ndërtua edhe Xhamia Sulejmanie për nder të Sulltan Sulejmanit të I-rë.etj. Qyteti i poshtëm breglumor filloj te ripopullohej në vitet 1550-1560 nga disa familje Katolike vendase por edhe nga kolonët Egjiptianë.

Këta të fundit autoritetet osmane i nxorën jashtë mureve të kështjellës si rezultat i mbipopullimit te asaj hapësire relativisht të vogël dhe të pamjaftueshme si për ushtarët e garnizonit osman. Prioriteti më i madh ishte për familjet e Islamizuara Arbëre. Më vonë ato familje shpërthyen demografikisht, duke e braktisur kështjellën. Krijuan një lagje të re dhe shumë piktoreske e njohur si Varoshi ose turqisht Shehër.

Në vitin-1580, autoritetet osmane vendosën që rrënojat e Katedrales së Shën Nikollit të përshtateshin si një objekt kulti Islamik. U emërua “Xhamia Selimie”, për nder të “Sulltan.Selimit të II-të Sari (bjondi)”, i cili kishte qenë babai i Sulltanit te kohës “Murati i III-të(1574-1595)”.

“Katedralja e Shën Nikollit” pësoi disa ndryshime strukturore dhe këmbanorja e saj u përshtat si minare e kësaj Xhamie të re e cila kishte uzurpuar objektin e kultit të Krishterë më të rëndësishëm të Lezhës para’osmane.

Në vitin-1622 dhe për arsye që nuk citohen asnjëherë të vetme nga burimet osmane, ky objekt u braktis nga pushtuesit turq dhe nga besimtarët Islam të cilët i qëndruan larg deri në fundin e shek.XVIII-të. Ishte koha kur ky objekt ju nënshtrua një rindërtimi të plotë duke shembur këmbanoren e cila u zëvendësua me një minare te re. Objekti vazhdoi që të funksionojë si Xhami deri në vitin-1967.

Ky artikull vlen per te gjithe studentet qe jane ne shkollat e mesme, dhe ata qe studiojne ne deget Gjuhe-Letersi dhe histori.

Artikulli eshte i vlefshem per kedo qe ndjen detyrim moral te dije mbi historine e Shqiperise. Falenderojme ndihmen e pacmueshme te z. Paulin Zefi.

Nga Paulin Zefi

  
        
          

Komentoni