Ballaban Pasha Sulltan Mehmeti GJERGJ KASTRIOTI osmane jonuzi
Home » Studenti Online » Dega Gjuhe-Letersi » Ballaban Pashë Badera: Tradhetari me i tmerrshem i Kombit-Shqiptar

Ballaban Pashë Badera: Tradhetari me i tmerrshem i Kombit-Shqiptar

Ballaban Pashë Badera : Tradhetari me i tmerrshem i Kombit-Shqiptar

(perballe hyjnorit GJERGJ KASTRIOTI)

Kjo eshte Biografia e plote e Ballaban (Mehill) Pashes nga Martaneshi.

Gjenerali i famshem osman qe masakroi bashkeatdhetaret e tij ne emer te Perandorise Osmane dhe ambicies se tij te semure. Armiku me i rrezikshem i GJERGJ KASTRIOTIT, i pabese, i pashpirt, anti-Shqiptar dhe nje gjakprishur. Me veprat e tij cnjerezore, eshte ngjitur deri ne piedestalin me te larte te “Tradhetareve te Kombit tone“, duke i lene ne hije figura te urryera si :

  • Hamza Kastrioti
  • Esat Pashe Toptani
  • Haxhi Qamili etj.etj

Ballaban Pasha Sulltan Mehmeti GJERGJ KASTRIOTI osmane jonuzi 1

“Mehilli i vogel nga Martaneshi dhe Familja e tij”

Mehill Badera/Bardheri “ka lindur ne Martanesh ne fillim te shek.XV-te (14?!) nga prinder te cilet quheshin Millosh dhe Helena. Familja e tij ishte Katolike dhe ai u pagezua me emrin Mehill (Mikel). Mehilli kishte dy vellezer me te medhenj. Njeri ishte Kostandini, i cili ishte edhe vellai i madh. Vellai tjeter ishte, “Jonima” i cili na shfaqet me vone si Komandant osman me emrin “Jonuz” (per femijerine e tij, nuk ka te dhena).

Babai i tij “Milloshi” (Gjakperzier, Shqiptaro-serb) na shfaqet per here te pare si luftetar profesionist. Ai ishte mercenar ne sherbim te Vojvodes se Vllahise (Rumania jugore) Mircea Cel Batran (1335-1418). Luftoi pareshtur kunder Sulltanit Otoman Bajazidi i I-re Yildirim (1360-1403) per te mbrojtur Vllahine e tij.

Pas vdekjes se Vojvodes se Vllahise, Mircea Cel Batran, Milloshi (Ortodoks), kerkoi strehim ne Arberi. Milloshi i sherbeu Princit “Gjon Kastrioti” i cili i fali disa prona ne Malesine e Martaneshit. Ai u martua me nje vajze Katolike vendase me emrin Helena. Ketu, Milloshi u konvertua ne Katolicizem. Vazhdoi qe ti sherbente me besnikeri dhe vetemohim edhe hyjnorit GJERGJ KASTRIOTIT, deri ne fund te jetes se bashku me djalin e tij te madh, Kostandinin.

“Kryengritja e Princit te fuqishem Gjon Kastrioti (1380?-1437) dhe rrembimi i Mehill Bardherit (Ballabani i vogel) nga ushtaret osmane”.

Gjate viteve 1429-1430, Princi Gjon Kastrioti kishte sulmuar disa here keshtjellen e Krujes se pushtuar nga osmanet. Qellimi ishte per ta rimarre kete qytet i cili kishte sherbyer si kryeqyteti i Principates se Kastrioteve. Fatkeqesisht nuk kishte arritur qe ta shtinte ne dore si rezultat i mungeses se artilerise se rende, qendreses se garnizonit turk dhe sidomos fale pozicionit natyror te kesaj keshtjelle.

Pavaresisht se nuk u arrit marrja e Krujes,”Gjon Kastrioti” kishte siguruar lirine e plote te Principates se tij duke nisur qe nga Dibra e madhe e deri ne detin Adriatik.

Nga keto territore ishin debuar autoritetet osmane, pervec garnizonit te Krujes. Por hakmarrja e “Sulltan Muradit te II-te Kodja (1404-1451)” do te vinte shume shpejt. Pasi P.Osmane pushtoi qytetin e Selanikut (29-mars-1430), ushtria osmane e komanduar nga anti-Shqiptari “Isak bej Evrenozi” ju drejtua Arberise. Ne kete ushtri te perzier merrnin pjese edhe nje numer i konsiderueshem i trupave serbe. Ato komandoheshin nga kunati i Sulltanit (Vellai i Mara Brankoviç) dhe njeri nga djemte e “Despotit Gjergj Brankoviç (1377-1456)”.

Une besoj se behet fjale per “Princin Todor” pasi ne vitin-1430, Grguri Sefani & Llazari, ishin femije dhe perkatesisht 15,13 dhe 9-vjec.

Isak Bej Evrenozi dhe Todor Brankoviç” ju drejtuan Principates se “Gjon Kastriotit“. Pervec djegies se vendbanimeve Arbere, plackitjes se Kishave Katolike, masakrave mbi popullsine civile, regjistrimin e dhunshem te popullsise kryengritese, u shkaterruan edhe disa nga keshtjellat me te rendesishme te Gjon Kastriotit. Gjithashtu u grabiten shume djem te vegjel qe u moren si “Takse gjaku”!

Gjate kesaj ekspedite ndeshkimore kaq te tmerrshme, kaloresit osmane te njohur si “Akinxhi“, bastisen te gjitha fshatrat e lugines se Drinit te Zi (Diber) dhe ne luginen e lumit Mat. Madje depertuan deri ne fshatrat e thella te Martaneshit (territor i Gjon Kastriotit) Ky ishte rajon malor shume i thyer qe osmanet e cilesonin si “çerdhe qafirësh”. Masakrat e osmaneve nuk kursyen asnje familje Arbere ne kete krahine kryengritese.

Fatkeqesia pllakosi edhe mbi familjen e “Mehillit te vogel/ Ballaban Badera/ Bardheri”. Ushtaret turq, i perdhunuan dhe i vrane nenen e tij, Helenen (gruan e Milloshit). Nderkohe i ati, Milloshi, ju shpetoi ketyre masakrave se bashku me te birin “Kostandinin“, duke u fshehur ne pyjet e dendura te Martaneshit.

Djali i tij i dyte “Jonima/Jonuzi” i cili na shfaqet me vone nga autoret e kohes dhe Mehilli (Ballaban Pasha), u moren si skllever. Ata u derguan ne Adrianopoje (Edirne-Turqia europiane). Atje perfshihen ne sistemin e Devshireve (njesoj si GJERGJ KASTRIOTI).

Mehilli i vogel ishte i pagezuar si Katolik. Tashme u konvertua ne Islam dhe fale aftesive te tij te vecanta dhe sidomos zgjuarsise (ishte biond dhe trup-shkurter). Ai arriti te realizoje nje karriere ushtarake shume te sukseseshme si Lufretar-Jenicer, kalores feudal-ushtarak ose Spahi. U ngjit deri ne rangun e Pashait me emrin Ballaban Pasha. Njihej gjithashtu edhe me emrin, Ballaban Badera, Gjeneral i madh, Sanxhakbej i Ohrit etj.etj.

Nderkohe fama e tij ne Perandorine Osmane rritej fale aftesive te jashtezakonshme.

Kulmi i suksesit dhe ngjarja me e rendesishme ne jeten e tij ishte dita e 29-majit-1453. Komandanti i njohur i P.Osmane “Ballaban Pasha ose Ballaban Badera” ishte i pari qe sulmoi dhe depertoi brenda mureve te pathyeshme te Kostandinopojes nepermjet hyrjes “Kerkoporta“. Po ashtu, Arberi tjeter i turqizuar “Ulubatli Hasan/Hasani nga fshati Ulubat i Burses (1428-1453)”, Kalores Timarli-Spahi dhe i glorifikuar si martir-turk, ishte i pari qe vendosi flamurin turk mbi muret e 3-fishta te Konstandinopojes.

Aty ku gjeti edhe vdekjen nga shigjetat e harketareve bizantine.

Edhe Kapudan Pasha (Admiral i madh), me vone Veziri i madh i P.Osmane. Ky ishte komandant i pergjithshem i ushtrise (1453). Po ashtu edhe miku me i besuar i Sulltan Mehmetit te II-te, i cili ishte Arberi i islamizuar “Zagan Pasha/Zağanos Paşa”

Duke ju referuar Historianit turk “Halil Inalcık (1916-2016)”. Zagan Pasha ishte djali i Komandantit te shquar Arber “Vrana Konti/Konti Uran”. Osmanet e kishin marre peng ne femijerine e hershme ! Pas tyre, dihet se vershuan plot 100.000-ushtare osmane qe pergjaken rruget e qytetit duke masakruar 30.000 Bizantine. Shume prej tyre, ishin Arber Ortodokse. Ne kete menyre kaq brutale, Perandoria e lavdishme Bizantine (395-1453) mori fund se ekzistuari duke dale nga skena e Historise.

Pra, ishte nje Shqiptar (Perandori Romak, Kostandini i Madh i Ilirise) qe e ngriti kete qytet madheshtor ne vitin-330 duke e bere Kryeqytet te Perandorise Romake

Ishin perseri 3-Shqiptare te cilet e pushtuan kete qytet per t’ia dhuruar Perandorise Osmane, duke ndryshuar keshtu, rrjedhen e Historise Boterore. Nderkohe qe P.Bizantine kishte qene mburoja kryesore e civilizimit europian duke sherbyer si barriere e pakalueshme per hordhite barbare aziatike.

Sulltan Mehmeti i II-te Fatih (1432-1481) hyri triumfalisht ne qytet pas 3-ditesh, i shoqeruar nga renegatet Arber “Zagan Pasha dhe Ballaban Pasha“. Keshtu realizuan endrren me te madhe te shtepise se Osmanit. Relikja e fundit e P.Romake, Kostandinopoja, u shpall si Kryeqyteti i ri i Perandorise Osmane e pagezuar me emrin “Istambul“. Fale kesaj ngjarje dramatike per civilizimin europian dhe boten e Krishtere, Sulltan Mehmeti i II-te, u njoh me epitetin”Fatih” (Fitimtari).

Turkoshaku Ballaban Pasha, tmerri i Atdheut dhe Familjes se vet.

Ballaban Pasha Sulltan Mehmeti GJERGJ KASTRIOTI osmane jonuzi

Lufta kunder GJ.KASTRIOTIT,masakrat shkaterrimet dhe vuajtjet qe i shkaktoi Vellezerve-Arber, disfatat e turpshme dhe vdekja e merituar.

Sulltan Mehmeti i II-te Fatih, i pashprese ne luften kunder GJERGJ KASTRIOTIT, vendosi qe te nise kunder tij, pikerisht Ballaban Pashen. Ky renegat Shqiptar i cili ishte njohes shume i mire jo vetem i territorit (vendlindja e tij) por sidomos i taktikes ushtarake t e”Kryetrimit tone” dhe i reflekseve te tij ne fushen e Betejes. Keto ngjarje u zhvilluan nderkohe qe Ballaban Pasha sherbente si Sanxhakbej i qytetit te Ohrit (1464-1465) dhe ngjarjet vijuan ne kete menyre.

Pas Betejes se Albulenes (2-shtator-1457) Sulltan Mehmeti i II-te kishte humbur cdo shprese per ta mundur GJERGJ KASTRIOTIN,dhe i kerkoi paqe (1457). Por paqja u trazua shume shpejt nga Papa spanjoll “Callistus i III-te (1378-1458)”.

Gjithashtu osmanet u munden keqas edhe ne 4-beteja te tjeta sapo GJERGJ KASTRIOTI u kthye nga ekspedita e lavdishme italiane (1461-1462) ne ndihme te Mbretit te Napolit Ferrante i I-re/Ferdinando d’Aragona(1424-1494)”. Prandaj Sulltani kerkoi perseri qe te vendoste nje armepushim te ri 10-vjecar. Marreveshja e paqes u nenshkrua ne Shkup me dt.27-prill-1463. Paqja nuk e pati jeten e gjate pasi luftimet rifilluan ne muajin gusht-1464 kur GJERGJ KASTRIOTI shpartalloi nje ushtri osmane prane qytetit te Ohrit. Kjo ushtri ishte e komanduar nga Sheremeti (14-gusht-1464).

Menjehere pas ketyre ngjarjeve, Sulltan Mehmeti i II-te u detyrua qe te therrase Komandantin e shquar osman, renegatin Arber “Ballaban Pasha (ish vartes i SKENDERBEUT ne vitet 1437-1439)”. Se bashku me djemte e tij Hamzai dhe Haziri, i kerkoi beteje hyjnorit GJERGJ KASTRIOTI, dhe ky si gjithmone ishte i gatshem per lufte.

Perpara zhvillimit te betejes se Vajkalit, Ballabani i dergoi KASTRIOTIT si dhurata 6-kuaj te zgjedhur, rrace e paster arabe dhe nje shpate argjendi. Ironia qendronte tek braktisja qe Kryetrimi i kishte bere asaj jete luksoze prane Sulltanit, duke zgjedhur luften ne brojtje te Arberise.

Nderkohe, KASTRIOTI i dergoi si dhurata nje parmende druri, nje bastun bariu dhe nje Shqiponje me mesazhin:

Me mire te kishe qendruar bujk qe te punoje token ne Mat ose Bari ne Martanesh se bashku me Babain. Do te jetoje i lire ne Atdhe, sesa te jetoje ne luks duke luftuar per Sulltanin kunder Atdheut dhe Familjes tende“!

Beteja e pare u zhvillua ne fushen e Vajkalit (Bulqize) ne vitin-1464 ku GJERGJ KASTRIOTI e fitoi kete beteje. Fatkeqesisht, ushtaret osmane te Ballaban Pashes i kapin si rober-lufte, 8-Komandantet me te shquar Arber si:

  • Moisi Golemi i Dibres
  • Muzaka i Angjelines (nipi i GJ.KASTRIOTIT)
  • Vladan Gjurica
  • Gjin Muzaka
  • Nikolle Berisha
  • Gjon Perlati
  • Gjin Manesi
  • Gjergj Kuka

Edhe vete GJERGJ KASTRIOTI rrezikoi seriozisht jeten dhe shpetoi vetem fale vrullit te kalit te tij qe e nxori nga pusia e ngritur prej Ballaban Pashes !

Ballabani i mundur, i dergoi 8-Komandantet Shqiptare te zene rober per ne Stamboll. Me kete menyre ai justifikonte humbjen e tij tek Sulltan Mehmeti te II-te Fatih. Ky i fundit nuk pranoi asnje shperblim nga ana e GJERGJ KASTRIOTIT (i cili i lutej qe ti shkembente 1-Komandant Shqiptar me 200-rober turq). Ai dha urdher qe keto Shqiptare, te rripeshin te gjalle ne qender te Stambollit ku kokat e prera, te argetonin femijet turq dhe kufomat e tyre te shqyheshin nga qente!

Kjo ngjarje tragjike e beri GJERGJ KASTRIOTIN shume me te pameshirshem sesa pas tragjedise se Beratit (1455).

Tani e tutje, ai nuk do te mbante me asnje rob lufte, por do ti masakronte te gjithe pa meshire. Beteja e dyte ndermjet GJERGJ KASTRIOTIT dhe Ballabanit u zhvillua ne Oranik te Dibres. Gjate kesaj beteje, osmanet pesuan nje disfate tjeter dhe Ballabani mezi shpetoi nga vdekja.

Beteja e radhes u zhvillua perseri ne Vajkal (Bulqize) dhe ketu Shqiptaret fituan ne menyre te shkelqyer, ata me ne krye GJERGJ KASTRIOTIN.

Pervec kesaj ata marshuan drejt territoreve Osmane ne Maqedonine e sotme dhe arriten deri ne Shkup ku plackiten aq sa munden neper pronat e osmaneve. Nder to fermen e madhe te Sulltanit, ku moren te gjithe kuajt dhe bagetine duke jua shperndare me pas, familjeve te varfra ne Arberi.

Vlen per tu nenvizuar fakti se gjate gjithe ketyre ngjarjeve, Babai i Ballabanit, Milloshi (veteran) dhe Vellai i tij i madh, Kostandini, luftonin pareshtur ne radhet e Gardes Pretoriane si Besnike te palekundur te GJERGJ KASTRIOTIT dhe kunder kriminelit Mehill qe tashme ishte shnderruar ne perbindeshin e turqizuar Ballaban. Ai kishte tradhetuar jo vetem atdheun (Arberine) por edhe kujtimin e Nenes se tij Helena, te cilen e kishin perdhunuar dhe vrare, ushtaret osmane ne vitin-1430.

Tradhetari Ballaban Pasha rikthehet ne Arberi ne muajin qershor-1466 duke shoqeruar Sulltan Mehmetin e II-te fatih ne krye te nje ushtrie prej 160.000 ushtaresh. Synimi ishte qe ti jepnin goditjen vendimtare GJERGJ KASTRIOTIT dhe keshtjelles legjendare te Krujes. Kjo ndodhi ne veren e vitit-1466 qe njihet si “Rrethimi i II-te i Krujes“. Sic dihet, Kruja i rezistoi sulmeve te artilerise dhe furise barbare osmane por Sulltani u hakmorr ne menyre kafsherore.

Ekzekutoi mijera civile Arber, dogji fshatrat e Krujes, Kurbinit, Matit, Dibres, Durresit dhe pergjate lugines se Shkumbinit. Ketu vlen te citohet masakra e tmerrshme ne Qidhen te Dibres. Aty ku u copetuan plot 10.000 pleq, gra dhe femije por pasojat me te renda do te rezultonin pas ndertimit te Kalase se Elbasanit.

Pasi Mehmeti i II-te fatih u terhoq i turperuar drejt Stambollit, ai la Ballaban Pashen ne krye te 80.000 ushtareve qe te vazhdonte rrethimin e Krujes. Ai shpresonte se “4000-Luftetaret e Garnizonit te Keshtjelles” qe komandohej nga “Tanush Topia (14?!-1467)” do te dorezoheshin ose te vdisnin nga uria.

Gjate gjithe kesaj periudhe (7-muaj radhazi), Ballaban Pasha masakroi civile, Vellezer te nje gjaku. Preu pemet frutore, shkaterroi te mbjellat, dogji vreshtat. Ushtria osmane u versul per placke, vrasje dhe perdhunime. Sipas burimeve te kohes, keto ishin ditet me te zeza per Historine e Kombit tone, te shkaktuara nga nje Shqiptar.

Viti – 1466 shenon edhe tradhetine e radhes nga ana e njerezve me te afert te GJERGJ KASTRIOTIT.

Djali i Mamica Kastriotit dhe i te ndjerit Muzak Topia i quajtur”Reposh Topia” u bashkua me Ballaban Pashen pasi u martua me vajzen e tij! Nderkohe, i gjendur ne veshtiresi, ne muajin dhjetor-1466, GJERGJ KASTRIOTI u nis nga Lezha drejt Raguzes (Dubrovnik).

Ai lundroi drejt Ankones per te shkuar ne Rome (12-dhjetor-1466) ku “Atletit te Krishtit” , “Mbrojtesit te Krishterimit” dhe”Kapitenit te Pergjithshem te Selise se Shenjte” ju rezervua nje pritje madheshtore. Ishte ashtu si ne kohet e arta te P.Romake. Atehere kur Perandoret e shquar ktheheshin fitimtare nga ekspeditat ushtarake duke hyre triumfalisht brenda mureve te qytetit te perjetshem.

Veneciani “Papa Pali i II-te/Pietro Barbo (1417-1471)” u mrekullua nga paraqitja epike e hynjorit “GJERGJ KASTRIOTI” dhe e Luftetareve te tij Arber. Gjithashtu edhe nga pjesemarrja e jashtezakonshme e qytetareve romane dhe e banoreve te rrethinave. Ata ishin dyndur ne nje menyre te pabesueshme, prane Selise se Shenjte per te pare nga afer dhe nderuar “Shpaten dhe Mburojen e Krishterimit & civilizimit Europian”.

Realisht, ndihma e Papa Palit te II-te konsistoi vetem tek nje shume financiare e pamjaftueshme (5000-dukate), tituj honorifike, nje relike te shenjte. Gjithashtu edhe dhurara te tjera dhe fjale te mira te cilat qendronin shume larg pritshmerive nga ana e “GJ.KASTRIOTIT”. I zhgenjyer, u shpreh se:

Paska qene me mire, n.q.s do ti lija Osmanet te marshonin drejt Romes ne menyre qe keto Pape te nxirrnin nje mesim te mire“!

Rrethimi i Krujes vazhdoi pergjate gjithe dimrit te veshtire te viteve 1466-1467. GJERGJ KASTRIOTI ne muajin prill-1467, u kthye nga Roma dhe Napoli me ndihma te pakta. Menjehere sapo u kthye ne Atdhe, organizoi nje ushtri prej 16.000-vetash ne qytetin e Lezhes.

Se bashku me Princin famemadh “LEKA i III-te DUKAGJINI (1410-1481)”, Vojvoda i Shkodres “Nikolle Moneta” me ndihmen e disa reparteve Veneciane (500-mercenare) fillimisht sulmoi dhe shpartalloi nje ushtri osmane te komanduar nga vellai i Ballabanit “Jonima/Jonuzi”me dt.19-prill-1467.

Ketu zuri rob “Jonuzin se bashku me te birin” dhe u nis per nje sulm te pergjithshem drejt Krujes. Atje ku po e priste Ballaban Pasha i hidheruar per disfaten e te vellait renegat dhe pengmarrjen e tij nga GJ.KASTRIOTI.

Sulmi u zhvillua diten e “Shen.Gjergjit me 23-prill-1467 (sipas kalendarit te sotem Gregorian)” dhe Ballaban Pasha nga rrethues, u kthye ne “i rrethuar”. Fatmiresisht gjate ketij sulmi te befasishem, Ballaban Pasha u godit me nje shigjete ne fyt nga nje harketar i garnizonit te Krujes i cili quhej “GJERGJ ALEKSI“. Sipas burimeve historike, ai ishte nje Harketar-Gjahtar profesionist nga Malesia e Krujes.

Vdekja e Ballaban Pashes, shkaktoi demoralizimin e plote te ushtrise osmane e cila u terhoq me shume humbje dhe duke qene se mbeten pa Komandant. Ata perbenin nje pre shume te lehte per Malesoret Arber te cilet u leshuan me te gjitha forcat duke u hakmarre pa meshire. Ata i ndoqen kemba-kembes deri brenda territorit osman.

Pas kesaj fitoreje te bujshme, GJERGJ KASTRIOTI, furnizoi me ushqime Garnizonin legjendar te Krujes qe po behej gati per rrethimin e III-te. Ne muajin korrik 1467, Sulltan Mehmeti i II-te fatih, u rikthye ne krye te nje ushtrie akoma me te madhe. Qellimi ishte te hakmerrej per humbjen katastrofike dhe vrasjes se Ballaban Pashes.

Por edhe kesaj here, u detyrua qe te terhiqet me shume turp. Nga ana tjeter e mbyti Arberine ne gjak duke kryer nje gjenocid qe kurre nuk e kishte perjetuar ndonje komb europian deri ne ate kohe. Brenda 15-diteve te qendrimit te Sulltanit ne Arberi, llogaritet qe te jene masakruar deri ne 30.000-Arber (civile) brenda nje dite te vetme (cit.burimet osmane).

Nga Paulin Zefi

  
        
          

Komentoni