Home » Studenti Online » Dega Gjuhe-Letersi » Analizë e poezisë “Bregu i Mollës” të Azem Shkrelit

Analizë e poezisë “Bregu i Mollës” të Azem Shkrelit

Analizë e poezisë “Bregu i Mollës” të Azem Shkrelit.

Bregu i Mollës

Kurrgjë s’qenka kurrgjë
Si e kemi lënë njëherë unë e Lami
As Lugu i Helmit as hijet Bregut të Mollës
Ku mollët veç i kujtonim të kuqe
E na kuqeshin faqet gjithë verën e lume
As mrizi degëbigë mes të cilave
Rrinte dielli në dymbëdhjetepesë
Kurrgjë s’qenka kurrgjë as ai zjarri i rnadh
Që ra shi i mbarë e na e fiku
Që ra shi i mlrë e na e fiku se digjen malet
Se digjen more malet e na flet Shaban Syla
Kurrgjë s’qenka kurrgjë
Si e kemi lënë njëherë unë e Lami o zot
Po kush i paska prekur
Po kush i paska prishur e ndërruar të gjitha
Si të mos kishin qenë asnjëher këtejpari
Unë e Lami me delesykat me bukë e djathë
Në gjeth paje dhe me fyell
Kurrgjë s’qenka kurrgjë
Si e kemi lënë njëherë unë e Lami
As Shpella e Bli Hunit as turra e gurëve
Mbi të cilën hypnim të rritemi as lisat as
Gurra e Magjupit Ujëhollë
Gurra e Magjupit ujëmirë
Ku pinim në fletë kërsane
As gjollat e kuqe as
Kurrgjë s’qenka kurrgjë
Si e kemi lënë njëherë unë e Lami
Veç toka e vjetër dhe era
Veç toka e vjetër dhe retë përherë shtegtarë
Të më thonë se rrodhi këtyre lugjeve koha
Rrodhi si s’rrodhi dhe asgjë nuk gjeti
Pos dy pushkëve të vogla shtogu lidhë me tojë
Ose të më thonë
Të gjitha janë këtu të gjitha janë
Pos fëminisë suaj e barit të njomë e qingjave

Analizë e poezisë "Bregu i Mollës" të Azem Shkrelit.

Fjalorth :

  • Shtog m.bot.

Shkurre ose dru i vogël, që rritet nëpër gjedhe e në pyje me pak lagështi dhe që i ka degët me palcë të bardhë. Gjethet vezake e të gjata, lule të bardha e të vogla, të mbledhura në lulesa si tufë. Me erë të mirë e me veti mjekësore. Dru shtogu, fyell shtogu, ziej lule shtogu

  • *Shtog i egër bot. shih SHTOG/ËR, ~ RA 1.

Kasanez/a bimë mjekësore, quhet ndryshe edhe gentiana

  • Breg – vend i ngritur, kodër e vogël, kodrinë; grumbull a pirg  dheu buzë një grope, një hendeku etj.
  • Gjollë – Rrasë ku vihet kripa për ta ngrënë bagëtia; vend i thatë e gurishtë, ku shpihen zakonisht bagëtitë për t’i dhënë kripë.

 

Përsëritja e fjalëve :

Gjatë leximit të parë të poezisë bie në sy përsëritja e vargjeve :

Kurrgjë s’qenka kurrgjë

se digjen malet

po kush i paska prekur

as… as…

gurra e magjupit

veç toka e vjetër

rrodhi si rrodhi

të gjitha janë

po ikim nga gjaku

 

Motivet e poezisë :

Motivet e poezisë janë të kuqe dhe vetëm në fund subjekti ynë i quan të verdha.

Motive të kuqe:

Mollë e kuqe – epitet metaforik

Zjarr i madh – epitet

Gjollat e kuqe – epitet metaforik

 

Çdo kujtim i fëmijërisë së tij ka imazhin e ngjyrës së kuqe, kjo është një ngjyrë e ngrohtë, e gëzueshme, e dashur. E tillë është vendlindja për autorin, vendi më i dashur ku ai kishte qenë i gëzuar dhe i lumtur.

 

E kuqja :

Është ngjyrë e energjisë. Ajo lidhet me lëvizjen dhe emocionet. Njerëzit e rrethuar nga e kuqja ndjejnë se zemra e tyre rreh shumë shpejt. Kjo është absolutisht ngjyra e gabuar për dhomën e një foshnjeje, por është e përsosur për t’i bërë njerëzit te gëzuar. E kuqja është simbol i jetës (i jetës së kuqe si gjaku).

E kuqja nuk është ngjyrë e bukur po të përdoret më shumë se ç’duhet. Por përdorimi i një njolle të vogël të kuqe aty ku duhet është diçka me vend. Në disa raste tërheq edhe vëmendjen.

*ngjyra e kuqe në këtë poezi mund të shihet si pranvera e jetës së poetit sepse kjo është edhe stina ku kjo pemë çel lulet e saj të para.

 

E verdha :

Ngjyra e verdhë është ngjyra e diellit që lidhet me qeshjen. Kjo ngjyrë lidhet me optimizmin dhe është gjithashtu ngjyra e të qarit. Studimet tregojnë se foshnjat qajnë më shumë në dhoma të verdha. Njerëzit nxehen me shpejt në mjedise me këtë ngjyrë. Ajo ka fuqinë për të shpejtuar metabolizmin dhe për të nxitur mendime krijuese. E verdha mund të kthehet shpejt në ngjyrë të padurueshme nëse përdoret më tepër se ç’duhet. Por kur përdoret me kursim ajo mund të shërbejë si mjet i efektshëm për të shtuar shitjet. Disa nuanca të së verdhës lidhen me poshtërsinë, por nuancat ngjyrë ari lidhen me premtimin e një të ardhmjeje më të mirë.

*Ngjyra e verdhë është vjeshta e jetës së tij. Vjeshta është stina e tretë e vitit që vjen pas verës, stina ku ditët fillojnë të zvogëlohen dhe bien gjethet. Ngjyra mbizotëruese të kësaj stine që i fut njerëzit në gjendje trishtimi, melankolie. Kështu ndjehej edhe subjekti ynë në këto momente.

 

Përdorimi i toponimeve :

Që në vargjet e para të kësaj poezie ne kuptojmë që poeti është kthyer në vendlindje. Ai dëshiron me gjithë shpirt që gjërat të jenë siç kanë qenë dikur. Këtu ndoshta e ka fillin brenga dhe dhimbja e tij.

Në këtë poezi përdoren disa toponime që kanë lidhje me kohën e fëmijërisë, p.sh: lugu i Kelmendit, bregu i mollës, shpella e bli hunit, gurra e magjupit ujëhollë, gurra  emagjupit ujësirë.

 

Subjekti në fjalë bënte disa lojëra në fëmijëri me Lamin që ai e përmend shpesh:

zjarri i madh që ra shi i mbarë e na e fiku

turra e gurëve mbi të cilën hipnim të rritemi

pinim ujë me fletë

dy pushkë të voglashtogu lidhë me tojë.

 

Nëpërmjet përshkrimit të vendeve subjekti ynë shpreh mall, nostalgji, një lidhje të fortë shpirtërore me vendlindjen

 

Ikja e kohës jepet me disa detaje :

Rrjedh – rrodhi këtyre lugjeve koha,

retë përherë shtegtare;

Dielli – dielli dymbëdhjetë e pesë;

Personat që nuk jetojnë më – po ikën gjaku

Koha që rrjedh, fshin e rrëmben shumë kujtime të dashura për të e në fund, autori asgjë nuk gjen. Ai shpreh dilemën shpirtërore të njeriut të kohës, i cili është i lidhur shpirtërisht me vendlindjen.

 

Duket se tashmja nuk i pëlqen dhe vendos të largohet. Këtë e shohim në vargjet e fundit.

Motive të verdha:

Po ikim nga gjaku im motive të verdha

Po lindim mes bimësh të tjera…

Ai e shikon të ardhmen te brezat e tjerë, te fëmijët. Bimët e tjera që përmend autori janë brazat e tjerë që do të vijnë.

 

 

Krijimi i imazhit të figurës letrare në poezi :

Në vargjet:

se digjen malet

po kush i paska prekur

as… as…

gurra e magjupit

veç toka e vjetër

rrodhi si rrodhi

të gjitha janë

po ikim nga gjaku

 

Autori bën një numërim zbritës (shkallëzim) nga qielli deri në tokë duke i lënë hapësirë lexuesit të imagjinojë, të ketë një përfytyrim konkret, të përjetojë çdo prehje të natyrës, çdo shenjë të saj që ka lënë gjurmë në mendjen e autorit që në fëmijëri. Këto shenja janë si zjarri. Në vargun se digjen more malet ushton një thirrje e pafajshme, një thirrje fëmijërore që kërkon ndihmë, në një thirrje të fortë, sikur kërkon të shkundë gjithçka nga e kaluara, një thirrje që me vargun : po kush i paska prekur ndoshta tregon vuajtjen , një lutje kjo që i drejtohet një force si zoti. Ndoshta autori shikon nga kjo forcë që i ka vënë një emër “o zot” sikur kërkon një përgjigje, të gjejë atë dorë që ka prishur e ndërruar gjithçka. Shkallëzimi i autorit arrin gjer në tokë : Veç këtu janë të gjitha.

Ai e përfytyron tokën si ruajtësen më të mirë, më të kujdesshme të jetës, kujtimeve. Te kjo tokë shikon dhe rilindjen.

Me anë të përsëritjes së këtyre vargjeve poeti realizon ritmin kuptimor, ndërsa ritmi në të gjithë poezinë realizohet me rënien e theksave logjikë. Ai mediton për jetën. Ajo që në fëmijëri e argëtonte, e gëzonte, luante me të dhe s’i kishte dhënë rëndësi, tani që është rritur, i jep vlerat dhe rëndësinë që kanë; si një vlerë e asaj që është autoktone.

 

Struktura e vargut :

Shmangia e shenjave të pikësimit krijon te lexuesi ndjenjën e diçkaje që nuk ndalon, pra lidhet me kuptimin e poezisë. Ndërsa e lexon, kupton dhe gjendjen e poetit, një njeri që mendon vrullshëm, mendimet e së shkuarës që i vijnë në çast, prandaj ai s’pyet për shenjat e pikësimit, për intonacionin. Mungesa e tyre e jep edhe si njeri me mendime që nxitojnë, nguten, që shprehin shqetësimin e tij dhe në fund gjen përgjigjen e shqetësimeve.

Vendosja vetëm e retiçencës krijon përshtypjen e një shlodhjeje dhe idenë e vazhdimësisë. A. Shkreli punon me një varg të lirë, duke e organizuar lirshëm vargun e gjatë e të shkurtër. Po ashtu, organizon lirshëm nëpër vargje drejtpeshimin e fjalës dhe idesë. Kjo mënyrë shkrimi e ligjërimi poetik të jep mundësi ta kthesh atë lehtësisht në prozë portike.

Ligjërimi i tij ka ritëm, intonacion, leksik dhe sintaksë të veçantë poetike. Ai bën kapërcimin ose zhbartjen e vargut i cili nuk merr fund aty ku mbaron grafikisht, por bartet edhe në vargun vijues.

p.sh.:

Mbi të cilën hypnim të rritemi as lisat as
Gurra e Magjupit Ujëhollë
Gurra e Magjupit ujëmirë
Ku pinim në fletë kërsane
As gjollat e kuqe as

Me përsëritjen: as… as… ai sikur kërkon të numërojë magësitë.

  
        
          

Komentoni