Si behen petullat. Petulla tradicionale. Receta gatimi.
Home » Si Behet » Receta gatimi » Si behen petullat. Petulla tradicionale. Receta gatimi.

Si behen petullat. Petulla tradicionale. Receta gatimi.

Si behen petullat. Petulla tradicionale.

Receta gatimi.

Si behen petullat. Petulla tradicionale. Receta gatimi.

Si behen petullat. Petulla tradicionale.

Perberesit :

  • 400 gr miell
  • 300 ml uje te vaket
  • dy veze
  • dy tapa shisheje tharme
  • nje luge kafeje kripe
  • gjysem luge kafeje sheqer

Pergatitja :

Marrim nje ene te thelle. Vendosim uje te vaket dhe shtojme pak kripe . e tresim mire kripen dhe shtojme tharme. Shtojme pak nga pak miellin dhe e tresim. Perziejme mire masen derisa te behet brume pa toptha. Pastja rrahim dy vezet bashke dhe iu shtojme brumit. Fillojme dhe i rrahim perseri derisa te behet nje mase homogjene. Perzierjen e bejme me luge druri, deri sa brumi te behet i perdredhur.

Si behen petullat. Petulla tradicionale. Receta gatimi.

Pasi e kemi perzier mire, e mbulojme dhe e leme per 20 minuta te rrije. Keshtu presim derisa brumi te kete ardhur. Marrim tiganin, e veme ne zjarr me shume vaj. E leme te nxehet plotesisht. Duke perdorur lugen e ndajme brumin dhe e vendosim ne vaj. E mbushim plot tiganin dhe i leme te skuqen ne te dyja anet.

Vazhdojme keshtu me aq brume sa kemi deshire. Dhe pastaj i shoqerojme me djathe, ose recel ose cokollate te shkrire. Kjo mbetet ne deshiren dhe ne shijen tuaj.

Ju befshin mire!

  
        
          

Komentoni