Vasilopita. Si behet vasilopita. Receta gatimi greke.
Home » Si Behet » Receta gatimi » Vasilopita. Si behet vasilopita. Receta gatimi greke.

Vasilopita. Si behet vasilopita. Receta gatimi greke.

Vasilopita. Si behet vasilopita.

Receta gatimi greke.

Vasilopita. Si behet vasilopita. Receta gatimi greke.

Perberesit :

  • Nje kilograme  gjysem miell FARINA. (Miell qe fryhet vete.)
  • 250 Gram xhalp.
  • 450 Gram sheqer.
  • 5 Kokrra veze fshati.
  • Nje filxhan e gjysem caji me kos.
  • Nje pakete vanilie (ose nje luge caji).
  • Lekura e copetuar e nje kokrre portokalli.
  • Sheqer pluhur per pudrosje.

Pergatitja :

Para se te nisim pergatitjen e mases, ndezim furren ne 180 grade. E leme te ndezur sepse na duhet e ngrohte plotesisht. Tani nisim me pergatitjen e brumit. Marrim nje tas me vellim te gjere. Hedhim ne te vezet dhe i rrahim me pirun. Shtojme edhe xhalpin e shkrire. Perzihen perseri me pirun. Tani shtojme sheqerin. Marrim nje mikser dore dhe i rrahim mire. Behet nje mase homoxhene e njetrajtshme. Pak nga pak hedhim edhe miellin. Shtojme kosin dhe vaniljen. Perzihen avash avash. Nuk duhet te kete asnje topth mielli neper te. Ne fund i shtojme lekuren e portokallit te copetuar.

Marrim tepsine dhe e lyejme me xhalp. Keshtu hedhim brumin qe pergatitem. E vendosim ne furre per 40 minuta ne 180 grade. Pasi te piqet e nxjerrim nga furra. Lihet te ftohet. E dekorojme me sheqer pluhur ose me cfare te keni deshire.

Vasilopita. Si behet vasilopita. Receta gatimi greke.

Vasilopita eshte gati. U befte mire!

  
        
          

Komentoni