Si behet torte piramide me biskota, rikoto e banane. Receta gatimi. torte me biskota
Home » Fillimi » Si behet torte piramide me biskota, rikoto e banane. Receta gatimi.

Si behet torte piramide me biskota, rikoto e banane. Receta gatimi.

Si behet torte piramide me biskota, rikoto e banane.

Receta gatimi.

Si behet torte piramide me biskota, rikoto e banane. Receta gatimi.torte me bisota

Torte piramide me biskota, rikoto e banane.

Perberesit per torte me biskota :

  1. nje pako biskota
  2. 150 gr rikoto
  3. 150 gram gjalp
  4. dy banane
  5. nje gote arra te grira ne mikser
  6. 100 gr cokollate
  7. dy luge gjelle sheqer puder
  8. nje gote qumesht (per te lagur biskotat)
  9. nje filxhan qumesht per ta hedhur tek cokollata kur ta shkrijme
  10. arre kokosi e grire per te sperkatur embelsiren

Pergatitja :

Torte  me biskota, rikoto e banane.

Fillimisht  shtrojme nje qese guzhine mbi nje tabaka ku do te gatuajme.
Fillojme dhe shtrojme biskotat me rradhe dhe duke i lyer pak me qumesht. Shtrohen me pak se nje pako.
Marrim nje kupe qelqi dhe atje duke i perzier me rradhe hedhim fillimisht rikoten, gjalpin, sheqerin pluhur dhe arrat.

Mbasi na eshte bere nje mase kremi e njejte fillojme dhe e shtrojme mbi biskota.
Kur ta kemi vendosur kremin e pergatitur mbi biskota fillojme dhe e perqendrojme mbi 2 rreshtat e mesit.

Si behet torte piramide me biskota, rikoto e banane. Receta gatimi.torte me biskota

Hapim ne mes te kremit nje kanal dhe vendosim bananet e qeruara dhe i mbulojme me kremin.
Tani marrim biskotat e anesoreve dhe i mbeshtesim mbi masen nga te dyja anet. Pjesa siper del zbuluar dhe ju do ti ndani biskotat ne dy pjese dhe i vendosni siper me rradhe.
Ne momentin qe e kemi mbyllur torten fillojme te shkrijme cokollaten ne banjo mari duke i hedhur 1 filxhane qumesht brenda dhe duke e trazur mire. Mbasi ka shkrire cokollata e hedhim siper biskotava dhe duke e perhapur me nje furce guzhine ne te gjithe torten.
Siper e sperkatim me arra kokosi dhe e fusim 1 ore ne frigorifere per tu mpiksur.

  
        
          

Komentoni