Home » Studenti Online » Dega Psikologji » Sa here biem ne dashuri gjate jetes ?

Sa here biem ne dashuri gjate jetes ?

Thuhet se biem ne dashuri me vetem tre njerez gjate jetes sone.

Dhe te treja heret per tre arsye te ndryshme.

 

Zakonisht hera e pare ndodh kur jemi te rinj, pergjithesisht ne gjimnaz. Kjo dashuri eshte idealiste, njesoj si perrallat qe na lexonin kur ishim te vegjel. Ne hyjme ne kete dashuri me besimin se kjo eshte e vetmja dashuri e jetes sone. Nuk ka rendesi nese mund te ndjehemi keq apo mund te lendohemi sepse ne besojme se keshtu duhet te jete dashuria.

 

Sepse ne kete lloj dashurie, menyra se si na shohin te tjeret eshte me e rendesishme se si ne ndjehemi ne te vertete.

 

Eshte nje dashuri qe duket e drejte.

 

E dyta eshte dashuria jone e veshtire. Ajo qe na jep mesime se kush jemi, dhe sa shpesh duam apo kemi nevoje te ndjehemi qe na duan. Ky eshte lloji i dashurise qe dhemb, qofte permes genjeshtrave, dhimbjes apo manipulmit.

 

Ne mendojme se jemi duke bere zgjedhje te ndryshme ne karahasim me dashurine tone te pare. Por ne te vertete zgjedhjet qe bejme jane nga nevoja per te marre mesime rreth dashurise, prandaj dhe vazhdojme. Dashuria jone e dyte mund te kthehet ne nje cikel, qe shpesh perseritet. Kjo sepse ne mendojme se deri diku perfundimi do jete i ndryshem nga historia paraardhese. E megjithate, sa here qe e provojme, perfundojme me keq se me pare.

 

Shume here mund te ndodhe qe kjo lloj dashurie te jete e pashendetshme, e paekuilibruar dhe madje narcistike. Mund te ndodhe qe te kete abuzim emocional, fizik ose manipulime te ndryshme . Me shume mundesi niveli i drames do jete shume i larte. Kjo eshte pikerisht ajo qe na mban te varur. Pasi perjetojme ekstreme emocionesh te shumta, duke kaluar nga ato me intensitet me te ulet, e deri te emocionet e forta dhe shperthyese.

Me kete lloj dashurie, te berit qe ajo te funksionoje behet me e rendesishme se sa ne te vertete duhet te jete.

 

Eshte dashuria qe do te donim te ishte e drejte.

 

Dhe e treta eshte ajo dashuri qe nuk e kishim pritur. Ajo qe duket si e gabuara per ne dhe qe na hedh poshte te gjitha idealet qe kishim ndertuar mbi dashurine. Kjo eshte dashuria qe vjen aq thjeshte saqe duket e pamundur te ekzistoje kaq natyrshem. Eshte ajo lloj dashurie ku lidhja emocionale krijohet direkt dhe te ben te dridhesh.

Ne kete dashuri te gjitha gjerat duket se kane gjetur vendin e vet. Nuk ekzistojne rregulla se si duhet te jete personi tjeter. Nuk ka presion nga asnjera pale per te qene dikush ndryshe nga ajo qe je.

Thjesht jemi te pranuar per ate qe jemi, bashke me driten dhe erresiren tone, dhe kjo na ben te lumtur.

Eshte dashuria qe vazhdon te trokase ne deren tone, pavaresisht se sa kohe na duhet te pergjigjemi.

 

Eshte dashuria qe thjesht ndjehet e drejte.

 

Ndoshta jo te gjithe e perjetojme nje dashuri te tille ne jete. Kjo ndodh sepse me shume mundesi nuk jemi gati. Ndoshta realiteti kerkon qe si fillim ne te njohim ate qe dashuria nuk eshte, perpara se te perqafojme bukurine e dashurise ashtu sic ajo eshte ne te vertete.

 

Por personat qe arrijne deri te kjo dashuri jane me te vertete me fat. Kjo lloj dashurie nuk eshte si nje stuhi, por si qetesia qe vjen ne naten pas saj. Dhe ekzistenca e dickaje te tille na ben qe perpjekjet tona te jene te vazhdueshme per ta gjetur. Sepse asnjehere si dihet se kur mund te takojme nje dashuri te tille.

  
        
          

Komentoni