Ana te dua. Histori dashurie nga jeta ime. Ndjenjat e mia i shpreha me nje fraze - Te dua . Isha vetem 16 vjec apo dicka me shume atehere.
Home » Studenti Online » Dega Gjuhe-Letersi » Ana – Te dua. Kur isha 16 vjec. (Histori dashurie)

Ana – Te dua. Kur isha 16 vjec. (Histori dashurie)

Ana – Te dua. Kur isha 16 vjec. (Histori dashurie)

Ja ku jam perseri.

Edhe pse vitet kane kaluar dhe mund te kem nje moshe qe nuk me falen gabimet, prape them pse jo. Pse te mos kujtoj ate histori qe vete desha ta jetoj. Me deshiren time pa u shtyre nga asnjeri. Ndoshta gabova, ndoshta jo. Ka disa gjera ne jete qe njeriu mund ti beje me dijeni te plote, duke e ditur qe jane edhe gabim. Nuk e kam llafin per gjera te keqija. E kam llafin per te dashuruar nje njeri.

Mosha ime sot eshte me shume se 38 vjec, por kjo nuk do te thote qe jam i plakur. Nga jashte jap paraqitjen e nje plaku te vjeter, por jeta me ka lodhur. Por kjo nuk do te thote qe nuk kam forcen te “ngrihem ne kembe”, dhe ta jetoj jeten.

Ndonese kane kaluar me shume se 20 vjet, ajo histori nuk u zhduk asnje cast nga jeta ime.

Mund te them qe jam i lumtur qe une isha njeri nga aktoret kryesor te asaj historie. Ishin vitet e para qe demokracia kishte hyre ne Shqiperi. Kufinjte ishin hapur dhe une si shume te rinj te tjere kisha deshire te ikja. Kisha deshire te beja dicka ne jete.

Jetoja me prinderit ne shtepi, por me zemer kisha disa muaj qe jetoja me Anen.

Ose me mire Arjanen, sepse ashtu ishte emri i saj. Nuk e di por Ana me pelqente kur tingellonte. Ishim njohur ne shkolle dhe pervec kesaj ishim edhe komshinj. Cdo mengjes kur kaloja perpara shtepisese saj e prisja qe te dilte. Ndanim rrugen bashke. Ne ate kohe ishte shume turp ta prekje vajzen e botes ne rruge por une nganjehere guxoja.

Kisha qene une i pari qe i kisha shprehur ndjenjat e mia. Me menyren time te ndrojtur, te thjeshte.

Nje nate vere, kur priderit tane rrinin jashte dhe pinin kafene e tyre, i bera me shenje te shkeputej. Isha ne dhomen e pritjes. Shikoja televizor. Ne ate kohe mbaj mend ishte ajo kenga e bukur “What is love” apo Dj Bobo qe kendonte “Dance with me”. Ajo erdhi. Ishte e bukur, shume e bukur. Floket i vareshin permbi sy duke i mbuluar gjysmen e fytyres. Kisha vendosur ti hapja zemren dhe ti thoja per ndjenjat e mia. Ashtu bera.

Ana – Te dua.

Ana te dua. Histori dashurie nga jeta ime. Ndjenjat e mia i shpreha me nje fraze - Te dua . Isha vetem 16 vjec apo dicka me shume atehere 4

Ajo hapi syte. Fytyra e saj u mbush me nje shkelqim qe nuk e harroj kurre. Afrova doren te syte e saj dhe ia vura permbi sy duke i zene pamjen. Si hajdut i regjur iu afrova buzes se saj dhe e putha lehte. Ajo nuk reagoi. Fatmiresisht per mua, fytyra e saj nuk u vrenjt, por u gezua. Nje pike loti pashe te cepi i syrit te saj. Nuk mundi ta mbante. E perqafova fort. E shtrengova ne kraharor sa desh i mora edhe frymen. Kjo ishte nga gezimi. Ai ishte momenti yne i pare.

U martuam pas kater vjetesh.

Kjo sepse une u largova fillimisht per te jetuar ne Itali. U ktheva sepse gjysma ime ishte ne Shqiperi dhe me priste mua. I kishim premtuar njeri-tjetrit te jetonim nje enderr se bashku. Thonim se do te gjendeshim ne cdo cast per njeri-tjetrin kur te kishim nevoje.Pas dy vjet martese kur ne prisnim qe te beheshim prinder, morem lajmin qe nuk prisnim.

Ana ishte e semure.

Thote nje shprehje “i rente gurit dhe drurit ajo semundje”. Fatkeqesisht i ra njeriut qe une kisha ne krah. Anes sime. Ajo nuk duroi shume. U dorezua ndaj gjithckaje. Nuk e mallkova qe nuk mbajti premtimet qe kishim bere. Mallkova veten qe nuk isha i forte ta ndihmoja.

Kisha dale serish nje xhiro sot ne vendin ku u rrita.

Kalova te shtepia e saj duke dashur te shikoj perseri ate vajzen e bukur qe kisha njohur dikur. Dera e shtepise se saj (prinderve te saj) qendronte e mbyllur. Nuk desha te shqetesoj asnjeri por vazhdova rrugen me tej. Me erdhi keq qe dera nuk u hap si dikur. E dija qe nuk ishte aty, por disa gjera jane me te forta se mendja e njeriut. Ose me sakte, ndjenja. Ishte aq e forte per mua sot te kaloja perseri para shtepise se saj. U ndjeva serish 16 vjec. Prita dicka me shume nga jeta por ndonjehere…

Ana te dua. Histori dashurie nga jeta ime. Ndjenjat e mia i shpreha me nje fraze - Te dua . Isha vetem 16 vjec apo dicka me shume atehere.

Desha te jem pjese e juaja pa dashur te merzis njeri. Desha thjesht te ju tregoj se jo gjithmone e kemi ne ne dore qe te vendosim per disa gjera. Nuk e di nese duhet te ndjehem fajtor qe isha aktor ne nje histori dashurie si kjo e imja. Une do thoja “ishte kenaqesi” qe pata fatin te jetoj me dike qe me mesoi te jetoj edhe pa te. Me dha force.

Faleminderit JETE.

Ana te dua. Histori dashurie nga jeta ime. Ndjenjat e mia i shpreha me nje fraze - Te dua . Isha vetem 16 vjec apo dicka me shume atehere.

  
        
          

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*
*

  • Kalendar

    December 2016
    M T W T F S S
    « Nov   Jan »
     1234
    567891011
    12131415161718
    19202122232425
    262728293031