Evandro Malshi - Bota ime (Poezi shqip) Libri Shtigjet e jetës
Home » Studenti Online » Dega Gjuhe-Letersi » Evandro Malshi – Bota ime (Poezi shqip) Libri “Shtigjet e jetës”

Evandro Malshi – Bota ime (Poezi shqip) Libri “Shtigjet e jetës”

Evandro Malshi – Bota ime (Poezi shqip)

Libri “Shtigjet e jetës”

 

Evandro Malshi - Bota ime (Poezi shqip) Libri Shtigjet e jetës

Bota ime

Buzëqeshje ironike në botën parazite,
Të çmendur hipokritë si shkëndija elektrike .
Njerëz që flasin,flasin për të tjerët,
Nuk shikojnë dot punët e tyre,s’mendojnë aspak për veten.

Ktu i afti është i paaftë,
Mendja e ndritur ësht’ mendje e zbrazët.
Ktu dhe muret kanë veshë,të përgjojnë,
Ktu të gjithë të gjykojnë,puna më e thjeshtë në cilën nuk përtojnë.

Mirësevjen në botën time,
Botë e vrazhdë e botë naive.
S’kam kënd tjetër, interes të përshendes,
Si gjithmonë të pangopur,korrupsioni ka sukses.

Prandaj dhe nesër nëse vdes,
Pa merak peng s’më ngel.
Sepse bota ime s’jep vlerësime,
Po kalojmë andej matanë mbase fitojmë ca kujtime…

Evandro Malshi

  
        
          

Komentoni