Me te rejat

Home » Studenti Online » Dega Psikologji » Cilat jane 10 fjalet te cilat nuk duhen perdorur per te pershkruar veten.

Cilat jane 10 fjalet te cilat nuk duhen perdorur per te pershkruar veten.

Cilat jane 10 fjalet te cilat nuk duhen perdorur per te pershkruar veten.

Ne biseda me njerez te rinj, na duhet te prezantohemi. E natyrisht qe perpiqemi te japim edhe pershtypje te mira. 🙂 Perdorim disa fjale qe shpesh na bejne te dukemi “idiote te zgjuar”. Po e perdorkete term sepse nuk gjej nje me te sakte. Idiote sepse tregojme epr veten gjera qe me mire te mbyllnim gojen. E te zgjuar sepse pikasim ne gjera qe te tjeret duhet te gjejne vete. Keshtu pra, duhet bere kudjes me termat qe perdoren nderkohe qe pershkruajme veten.

Cilat jane 10 fjalet te cilat nuk duhen perdorur per te pershkruar veten.

Normalisht na pelqen te tregojme cilesite tona. Por bej durim. Leri te tjeret te vene ne dukje disa cilesi qe ti ke. Eshte bukur nese dikush te thote nje nga fjalet e meposhtme, por mos ji ti i\e pari\a.

Ja cilat jane 10 fjalet te cilat nuk duhen perdorur kurre per te pershkruar veten :

  • I\e ndershem\shme

Fjala me e pakuptimte per te u prezantuar. Shiko, askujt nuk i hy ne pune nese je apo jo i\e ndershem ne prezantim te pare. Jane gjera qe duan kohe te kuptohen. E gjithkush e ben vete njohjen sipas ideve te veta.

  • Modest\e

Te tregosh modestine tende, ben mire. ME VEPRA jo me fjale. Jam modest\e jep nje pershtypje njeriu qe nuk ka lidhje me modestine. Nese do ishe i tille nuk do e permedje kete term.

  • Jam shume i\e disiplinuar

Disiplina kerkon nje jete me gjitha rregullat e zbatuara. Do jete shume i rralle dikush qe nuk shkel asnje rregull ne jeten e perditshme. Ti thuash vetes i\ disiplinuar do te thote te mos anashkalosh as cepin e vijave te bardha  ne rruge. Apo te ndjekesh nje orar aq te perpikte sa te jesh gjithmone fix ne kohe.

  • I apasionuar pas….

Prit, mos e thuaj. Te tregosh pasionin tend duhet personi i duhur. Dmth me partnerin ok, mundesh. Ndersa me persona qe nuk te njohin, ben mire mos ta thuash. Do e kuptojne vete se cfare pasionesh ke.

 

  • Nuk kam frike nga asgje.

Mos u bej komik. Te gjithe kemi frikera. Disa frikera te medha, e disa fobi qe nuk i lene te jetojne te qete. Prandaj fjala nuk kam frike nga asgje eshte pak e madhe per tu thene.

  • I pershtatshem

Te thuash se je i\e pershtatshem mund te japesh pershtypje negative. Do dukesh sikur nuk ke interes per te qendruar aty ku je. Por e ben sepse je mesuar ta besh gjithmone me te gjithe.

  • Jam i\e pavarur

Pavarsia sigurisht qe eshte e lakmueshme prej te gjitheve. Pervec kesaj kush nuk do donte te jetonte me vete. Por te tregosh tek te tjeret se je i\e pavarur nuk ka gjithmone kontekst te mire.

  • I\e zgjuar

Zgjedhje e gabuar kjo fjale! Mbase je shume i zgjuar por duke u vetlartesuar perfundon shume poshte.

  • Ndejshmeria tek une ka zene rrenje

Te jesh i\e ndjeshem eshte cilesi karakteri. Nuk eshte nje fjale qe duhet perdorur per te prezantuar veten. Lere sjelljen te tregoje sa i\e ndjeshem je.

  • Zemergjere

Situatat te tregojne me mire se je apo jo zemergjere. Prandaj mos e thuaj per veten nje fjale te tille. E nese je, bravo te qofte. Disa gjera behen sepse ndjehen, jo sepse do te tregosh zotesi.

Tregohuni te zgjuar me fjalet qe zgjidhni te pershkruani veten. Fjala e duhur u jep me shume vlera. Mos u nxitoni duke thene shume gjera njekohesisht. Koha tregon mese miri se kush jeni!

SHARE WITH FRIENDS:  
        
          

Komentoni

  • Kalendar

    November 2016
    M T W T F S S
    « Oct   Dec »
     123456
    78910111213
    14151617181920
    21222324252627
    282930  
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com