Si te hapim nje llogari ne instagram Si te perdorim INSTAGRAMIN llogari te re
Home » Si Behet » Teknologji » Si te hapim nje Instagram te ri

Si te hapim nje Instagram te ri

Si te hapim nje Instagram te ri

Ndiqni me poshte hapat se si te hapim nje Instagram te ri duke perdorur kompjuterin. Te njejten llogari normalisht mund ta hapim edhe nga smartphone (smartfoni), Ipad, Apple apo WindowsMobile. Nga shfletuesi (browseri) kerkojme adresen www.instagram.com (shikoni foton).

Hapat e regjistrimit per te hapur nje llogari ne Instagram jane te thjeshte.

Njera nga mundesite qe na ofrohet eshte te identifikohemi me anen e llogarise qe kemi ne Facebook. Nese klikojme te butoni Log In with Facebook , browseri (shfletuesi) do na dergoje automatikisht te faqja e Facebook. Nese jemi te identifikuar do na kerkohet te pranojme lidhjen e dy llogarive. Nuk eshte asnje gje me rrezik, keshtu qe thjesht pranojeni. Por ne rast se nuk jemi te identifikuar, atehere duhet te identifikohemi me pare ne llogarine qe kemi ne Facebook

Neqoftese nuk keni nje llogari ne Facebook atehere hapni nje llogari te re duke klikuar KETU . Teorikisht perderisa kemi arritur deri ne kete hap, ju e keni llogarine, keshtu qe vazhdojme me tej.

Mundesia tjeter qe Instagram na ofron qe te hapim nje llogari te re, eshte te bejme regjistrimin nga fillimi. Kjo do te thote qe do japim te dhenat e nevojshme.

Fillojme hapat me kuadratin e pare (e-mail) ku duhet te shkruajme adresen tone te e-mailit.
Ne kuadratin e dyte (Full Name) shkruajme emrin dhe mbiemrin ashtu sikur deshirojme ne qe te duken ne Instagram.
Te username duhet te shkruajme emrin e perdoruesit me te cilin do te identifikohemi ne Instagram

Gjeja e fundit dhe me e rendesishme eshte fjalekalimi. Duhet te kujdesemi te krijojme nje fjalekalim te veshtire per tu gjetur. Duhet te anashkalojme fjalekalime te tipit : 12345678 , 87654321 , 11111111, 11112222 etj. Mundohuni gjithmone te beni kombinime numrash dhe fjalesh. Akoma me mire eshte kur i nderthurni me shkronja te medha, te vogla dhe numra bashke.

 

Si te hapim nje llogari ne instagram Si te perdorim INSTAGRAMIN 3

Ne fund pasi keni bere te gjithe hapat e mesiperm, klikoni butonin CONTINUE qe te mbaroni regjistrimin.

Do shikoni faqen e pare te Instagramit qe eshte bosh. Mirepo lind pyetja :

Si te perdorim INSTAGRAMIN

Gjeja e pare qe bejme eshte te krijojme nje imazh mbi veten tone. Vendosim se pari nje fotografi per profilin e llogarise se sapokrijuar.

Si te hapim nje llogari ne instagram Si te perdorim INSTAGRAMIN 4

Ndiqni ikonen e meposhtme qe te mesoni se si te gjeni shoke te rinj.

Si te hapim nje llogari ne instagram Si te perdorim INSTAGRAMIN 5

Ne kerkuam perdoruesin me emrin SiBehet . Kartela qe shikoni ne foton me poshte na tregon kartelen e personit qe ne kerkuam. Nese ne klikojme te butoni FOLLOW do behemi ndjekes i perdoruesit SiBehet. Cdo lloj postimi i ri qe do beje ai perdorues da na shfaqet edhe ne murin tone.

Si te hapim nje llogari ne instagram Si te perdorim INSTAGRAMIN

 

  
        
          

Comments

  1. Melissa Toma says:

    Love you

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*
*

  • Kalendar

    November 2016
    M T W T F S S
    « Oct   Dec »
     123456
    78910111213
    14151617181920
    21222324252627
    282930