Home » Si Behet » Teknologji » Cfare eshte IP ?

Cfare eshte IP ?

Cfare eshte IP ?

IP ose me sakte internet protocol eshte “pasaporta” e te gjitha pajisjeve per te lundruar ne internet. Para se te fillojne nje sulm elektronik hakerat, gjeja e pare qe bejne eshte te gjejne IP e viktimes.

Ip eshte nje numer i vecante qe merr cdo kompjuter qe lidhet ne rrjet. Nuk duhet harruar normalisht qe pajisjet qe ne perdorim identifikohen edhe prej adreses specifike MAC.

Ka dy versione IP. Eshte versioni 4 qe eshte 32 bit dhe  versioni 6 qe eshte 128 bit. Ne Evrope ne perdorim versionin 4 ne 32 bit.Ky version ndahet ne kater oktete, dhe i takon nga 8 bit per secilin oktet.

Ka dy lloje IP.

  1. Jane ato dinamike te cilat ne kemi zakonisht ne linjat e shtepive tona. Kjo per arsye se sa here ne fikim dhe ndezim pajisjen e internetit (modem,ONU,antene wifi etj), pajisja jone qe lidhet ne ruterin kryesor dergon kerkesen qe te futet serish ne sistem. Atehere ruteri ne baze te emrit dhe kodit te deklaruar ne kompanine ku ju jeni klient, ju hap rrugen dhe ju jep nje IP te re, qe eshte edhe “lejekalimi” juaj per te lundruar ne internet.
  2. Ip te tjera jane ato statike. Quhen keshtu, sepse sado here qe te fikni pajisjen tuaj, ne momentin qe ju do te lidheni serish ne rrjet, IP juaj do te jete perseri e njejte. Kjo eshte edhe nje nga arsyet qe hakerat gjejne gjithmone nje menyre per te sulmuar nje faqe interneti. Kjo sepse ata dine adresen (IP) te faqes.

Gjeni me shume tutoriale shqip per perdorimin e kompjuterit duke shfletuar faqen tone.

Nese keni dicka qe nuk dini ta beni thjesht na kontaktoni.

Menyrat per te na kontaktuar jane ose me ane te formes se gatshme duke klikuar KETU .

Duke na derguar e-mail ne adresen admin@sibehet.com

  
        
          

Komentoni